Home > Consular Affairs > Visas to China
Njoftim për Lehtësimin e Mëtejshëm të Aplikimit për Vizë Kineze
2023-08-14 15:10


Për të lehtësuar më tej shkëmbimin e personelit midis Kinës dhe Shqipërisë, prenotim online nuk do të kërkohet për aplikantët për vizë nga data 11 gusht 2023. Aplikantët mund të sjellin dokumentet e nevojshme në seksionin konsullor të ambasadës (Adresa: SKENDERBEJ RTR.57, TIRANË) çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte nga ora 9:00 deri në 11:30 për shërbimin e vizave.

Ndërkohë, duke filluar nga data 11 gusht 2023 deri më 31 dhjetor 2023, regjistrimi i gjurmëve të gishtave do të përjashtohet për aplikantët e kualifikuar për viza me një ose dy hyrje, me qëllim bashkim familjar, tranzit dhe për anëtarë të ekuipazhit gjatë paraqitjes së aplikimit për vizë.

Telefon konsultimi: +355-4-2232385

Email konsultimi: chinaemb_al@mfa.gov.cn



                                          AmbasadaKineze në Shqipëri               

                                                  11 gusht 2023


Suggest To a Friend:   
Print