Home > Consular Affairs > Visas to China
Mënyra, kokëzgjatja e aplikimit të vizave dhe tarifa
2018/06/07

1. Mënyrë e aplikimit

1) Çdo të hënë, të mërkurë, të premte (përjashtohen pushimet e caktuara sipas ligjit kinez, ju lutem referoni njoftimet në faqen e internetit të ambasadës) gjatë orës 9:00-11:30 paradite, aplikuesit mund të vijnë tek zyra konsullore e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri për të aplikuar vizat.

2) Aplikuesit duhet të plotësojnë të gjithë informacionet e formularit të aplikimit të vizës me vërtetësi, në mënyrë të qartë dhe të plotë. Rastet e pavërtetësisë, të mungesës ose të paqartësisë, munden të rezultojnë vonesën e miratimit ose refuzimin e vizave.

3) Zyrtarët konsullore miratojnë periudhën e vlefshmërisë, numrin e hyrjeve dhe kohëzgjatjen e qëndrimit sipas ligjit dhe rregullave përkatëse kineze.

4) Zyrtarët konsullore kanë të drejtën të intervistojnë aplikues përkatës sipas ligjit dhe rregullave përkatëse kineze.

2. Kohëzgjatje e proçedurave

1) Aplikimi i zakonshëm: 4 ditë pune

2) Aplikimi urgjent: 2 ditë pune

3) Aplikimi ekstraurgjent: 1 ditë pune

Kujdes: kohëzgjatjet e sipërmendura janë në rast të zakonshëm, disa aplikime duhet më shumë kohë për trajnimin, prandaj kohëzgjatje nuk është e sigurt. Në këto raste, aplikuesit duhet të presin njoftimin nga ambasada.

3. Standard i tarifave

Sipas marrëveshjes dypalëshe kino-shqiptare, të dyja palët heqin tarifat për aplikimin e çdo lloji vize në mënyrë reciproke. Shtetasit shqiptarë mund të aplikojnë falas vizat e Kinës. Shtetasit e vendit të tretë duhet të paguajnë tarifat e vizës sipas parimit të reciprocitetit. Me miratimin e zyrtarëve konsullore, aplikuesit mund të aplikojnë shërbimet urgjente ose ekstraurgjente. tarifat e shërbimit urgjent dhe ekstraurgjent janë përkatësisht 30 euro dhe 50 euro.

Suggest To a Friend:   
Print