Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Delegacioni kinez i arteve marciale viziton Shqipërinë për herë të parë pas epidemisë
2023-07-05 23:50

Nga data 30 qershor deri më 5 korrik 2023, delegacioni i Shoqatës Kineze të Arteve Marciale vizitoi Shqipërinë për të dhënë shfaqje të arteve marciale si në sallë, ashtu edhe në mjediset e jashtme, në kryeqytetin Tiranë,si edhe për të zhvilluar shkëmbime me shkollat vendore të arteve marciale. Në aktivitet morën pjesë i ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri, Wang Dexin, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, drejtues të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.

Gjatë vizitës, delegacioni u takua me zv.ministrin e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë Endrit Hoxha dhe zv.kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Pala shqiptare tha se performanca e mrekullueshme e arteve marciale la një përshtypje të thellë te publiku shqiptar dhe shtoi njohuritë e tij për artet marciale kineze dhe kulturën tradicionale kineze. Pala shqipëtare është e gatshme ta marrë këtë vizitë si një mundësi për të forcuar më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Kinën në fushën e sportit.

Kjo është hera e parë që një delegacion kinez i arteve marciale viziton Shqipërinë pas epidemisë së koronavirusit të ri. Kjo vizitë, që pason atë të vitit 2012, u ka ofruar shfaqje të arteve marciale publikut shqiptar dhe dashamirësve të arteve marciale, duke forcuar shkëmbimet dypalëshe në fushën e sportit dhe lidhjet ndërmjet popujve të të dy vendeve.



Suggest To a Friend:   
Print