Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasada e Kinës në Shqipëri jep pritje me rastin e 96-vjetorit të krijimit të ushtrisë
2023-07-27 23:00

Ambasada e Kinës në Shqipëri zhvilloi të mërkurën në Tiranë një pritje me rastin e 96-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës. Në këtë veprimtari morën pjesë i ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin dhe zyrtarë kryesorë të ambasadës. Pritja u drejtua nga atasheu ushtarak Ren Desheng, i cili mbajti fjalimin e rastit. Ishin të pranishëm mbi 200 të ftuar, duke përfshirë përfaqësuesit e qeverisë dhe ushtrisë shqiptare, ish-politikanë shqiptarë dhe personalitete të qarqeve të ndryshme, si edhe diplomatë të vendeve të ndryshme në Tiranë dhe përfaqësuesit e institucioneve kineze dhe shtetasve kinezë në Shqipëri.

Në fjalimin e tij, Ren Desheng u shpreh që Ushtria Popullore Çlirimtare e Kinës dhe populli kinez kanë shënuar arritje të shumta dhe kanë dhënë kontribut të madh për paqen dhe qetësinë në botë. Kina do të vazhdojë të ngulë këmbë në strategjinë e mbrojtjes aktive, nuk do të kërkojë hegjemoni e nuk do të kërcënojë sigurinë e të tjerëve dhe, bashkë me Shqipërinë e vende të tjera, do të ruajë zhvillimin e përbashkët dhe do të japë më shumë kontribut për realizimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit. Ushtria Popullore Çlirimtare e Kinës do të vazhdojë të ecë në mënyrë të palëkundur në rrugën e vetëforcimit me karakteristika kineze dhe do të mbrojë unitetin kombëtar me kapacitete më të mëdha dhe me mjete më të besueshme.

Pjesëmarrësit shprehën urime të ngrohta për 96-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës, vlerësuan lart arritjet e Kinës në mbrojtjen kombëtare e zhvillimin ushtarak dhe u shprehën pozitivisht mbi përpjekjet dhe kontributin e Kinës për ruajtjen e paqes botërore.

Në pritje u shfaqën edhe video promovuese për pjesëmarrjen aktive të ushtrisë kineze në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë.



Suggest To a Friend:   
Print