Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri viziton kompaninë e njohur turistike shqiptare
2023-08-16 00:00

I ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin vizitoi të hënën VAS, një grup i njohur turistik shqiptar, duke shkëmbyer mendime me kryetarin e këtij grupi Enver Mehmeti mbi nxitjen e bashkëpunimit turistik kino-shqiptar.

    

Wang u shpreh se Shqipëria ka burime të pasura turistike dhe, vitet e fundit, sektori turistik shqiptar është zhvilluar shpejt. Pas epidemisë, tregu turistik kinez ka një prirje të fortë rimëkëmbjeje dhe bashkëpunimi turistik ndërmjet Kinës e Shqipërisë gjendet përballë rasteve të reja. Brezi i vjetër i kinezëve ka dashuri të veçantë për Shqipërinë për arsye historike, gjë që është një epërsi e Shqipërisë për të tërhequr turistët kinezë. Ai shprehu shpresën se kompanitë turistike shqiptare do të krijojnë itinerare të veçanta turistike për të përmirësuar përvojën e turistëve kinezë dhe për të nxitur bashkëpunimin turistik e miqësinë kino-shqiptare.

Enver Mehmeti foli mbi situatën e biznesit të grupit të tij, duke u shprehur se ata i kushtojnë rëndësi zhvillimit të bashkëpunimit turistik me palën kineze dhe do të krijojnë produkte turistike sipas karakteristikave kineze, për të ofruar më shumë zgjedhje për turistët kinezë. Ai shprehu besimin se, me hyrjen zyrtare në fuqi të marrëveshjes së heqjes së ndërsjellë të vizave ndërmjet dy vendeve dhe me shkëmbime më të ngushta njerëzore dypalëshe, bashkëpunimi turistik ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës me siguri do të ketë një zhvillim më të madh.

Suggest To a Friend:   
Print