Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
I ngarkuari me punë i ambasadës kineze takon delegacionin shqiptar në Universiadë
2023-08-24 21:28

I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin u takua të mërkurën me delegacionin shqiptar që mori pjesë në Universiadën e 31-të Botërore në Chengdu, duke diskutuar për shkëmbimet sportive dypalëshe.

Wang-u tha se shkëmbimet sportive janë një pjesë e rëndësishme përbërëse e shkëmbimeve njerëzore kino-shqiptare dhe kanë luajtur rol të veçantë në lidhjen midis dy popujve. Delegacioni i Shqipërisë në Universiadën Botërore të Chengdu-së ka thelluar më tej njohjen e miqësinë ndërmjet dy popujve, veçanërisht të rinjve të të dy vendeve. Ambasada kineze në Shqipëri është e gatshme që të përpiqet bashkë me palën shqiptare për të nxitur më tej shkëmbimet sportive ndërmjet të dy vendeve dhe për t'i dhënë gjallëri të re miqësisë kino-shqiptare.

Anëtarët e delegacionit kujtuan me kënaqësi përvojat e tyre në Universiadën e Chengdu-së dhe thanë se bukuria e lulëzimi i qytetit Chengdu, si dhe qytetarët mikpritës, u lanë përshtypje të thella. Ata janë të gatshëm që të vazhdojnë të jenë misionarë të miqësisë shqiptaro-kineze, duke çelur një kapitull të ri të miqësisë tradicionale.

Pas takimit, diplomatët e ambasadës kineze zhvilluan një ndeshje miqësore pingpongu me sportistët shqiptarë.

Suggest To a Friend:   
Print