Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Tiranë, ambasada kineze organizon pritje me rastin e 74-vjetorit të Republikës Popullore të Kinës
2023-09-28 22:44

Ambasada kineze në Shqipëri zhvilloi të martën një pritje me rastin e 74-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës, ku morën pjesë mbi 200 veta, duke përfshirë ish-presidentin shqiptar Ilir Meta, kryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë në Kuvendin e Shqipërisë Bardhyl Kollçaku, kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano, si edhe përfaqësues të qarqeve të ndryshme, të trupit diplomatik dhe të ndërmarrjeve kineze në Shqipëri.

    

Në fjalimin e rastit, i ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin u shpreh që, qysh prej krijimit të saj para 74 vjetësh, Republika Popullore e Kinës ka pasur arritje të dukshme. Ekonomia kineze ka elasticitet të fortë, potencial të madh, gjallëri të plotë dhe perspektivë pozitive afatgjatë, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e ekonomisë botërore. Kina do të zhvillojë Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë” dhe Ekspozitën e 6-të Ndërkombëtare të Importit (CIIE), dhe mirëpret palët e ndryshme të marrin pjesë aktivisht në to, të ndajnë mundësitë e bashkëpunimit dhe të krijojnë bashkë një të ardhme me zhvillim dhe lulëzim.

Z. Wang u shpreh më tej që vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë kanë ruajtur prirjen pozitive të zhvillimit. Që nga fillimi i këtij viti, të dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen e heqjes së ndërsjellë të vizave dhe memorandumin e mirëkuptimit mbi bashkëpunimin turistik, duke vënë një themel të fortë për zgjerimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dypalëshe të personelit. Në të njëjtën kohë, eksporti i suksesshëm i mjaltit dhe prodhimeve të qumështit nga Shqipëria në Kinë paraqet mundësi të reja për bashkëpunimin dypalësh. Qeveria kineze publikoi librin e bardhë "Një bashkësi globale me të ardhme të përbashkët: Propozimet dhe veprimet e Kinës", çka ka treguar plotësisht vullnetin dhe veprimet e vendosura të Kinës në nxitjen e ndërtimit të bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit. Kina do të vazhdojë të mbështesë frymën e 5 Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore, të zgjerojë interesat e përbashkët me vendet e tjera të botës, duke përfshirë edhe Shqipërinë, dhe do të punojë së bashku me të gjitha palët për të nxitur ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta për njerëzimin.

Pritja kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore dhe të ftuarit shprehën urime për arritjet e mëdha të zhvillimit të Kinës, vlerësuan lart nismën e paraqitur nga Kina për një bashkësi me fate të përbashkëta të njerëzimit dhe shprehën dëshirën që marrëdhëniet Kinë-Shqipëri të kenë një të ardhme më të mirë. Në pritje u dha edhe një shfaqje artistike, duke ofruar një banket kulturor kinez.

    

Suggest To a Friend:   
Print