Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Në "Javën e Kulturës Kineze" merr pjesë i ngarkuari i përkohshëm me detyrën e ambasadorit Wang Dexin
2023-10-07 00:00

Nga 25 shtatori deri më 1 tetor, ambasada kineze në Tiranë dhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë organizuan së bashku veprimtarinë "Java e Kulturës Kineze 2023". Në aktivitet morën pjesë i ngarkuari i përkohshëm me detyrën e ambasadorit Wang Dexin, ministrja e Kulturës e Shqipërisë Elva Margariti, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano dhe diplomatë të shumë vendeve të akredituar në Shqipëri.

"Java e Kulturës" nisi me hapjen në Muzeun Historik Kombëtar të ekspozitës fotografike "Përshëndetje Pekin", duke u pasuar nga Festivali i Ushqimit Kinez, Eskpozita e Kulturës Popullore, shfaqje akrobatike, këngë dhe valle, një performacë kungfu "Shaolin" dhe një koncert pianistik. Këto aktivitete së bashku me pritjen e ambasadës me rastin e 74-vjetorit të themelimit të Repulikës Popullore të Kinës, kanë rritur atmosferën festive dhe shfaqur magjinë unike të kulturës kineze.

Kjo është hera e dytë radhazi e organizimit të veprimtarisë "Java e Kulturës" nga ambasada kineze, e cila ka tërhequr një masë të madhe njerëzish. Të ftuarit dhe pjesëmarrësit thanë se kultura kineze ka histori të gjatë, duke ofruar besim e forcë shpirtërore për zhvillimin e Kinës. Ata shprehën shpresën që në të ardhmen të organizohen më shumë aktivitete të tilla për të thelluar miqësinë e bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kinës.


Suggest To a Friend:   
Print