Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Tiranë, i ngarkuari me punë i ambasadës kineze takon ministren shqiptare të Arsimit dhe Sportit
2023-10-21 15:15

I ngarkuari me punë i ambasadës së Kinës në Shqipëri Wang Dexin pati një takim të premten me ministren shqiptare të Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliu. Të dy palët shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit dhe të sportit.

Z. Wang i shprehu znj. Manastirliu urime për detyrën dhe theksoi që arsimi e sporti, si edhe zhvillimi i brezit të ri, janë të lidhura ngushtë me të ardhmen e vendit dhe janë një pjesë e rëndësishme përbërëse e marrdhënieve kino-shqiptare. Ambasada e Kinës në Shqipëri është e gatshme të vazhdojë të nxitë shtimin e shkëmbimeve mes dy palëve në arsim dhe sport, të eksplorojë aktivisht rastet e reja të bashkëpunimit në arsimin profesional e trajnimin e talenteve dhe t'i japë impulse të reja zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Ministrja Manastirliu e vlerësoi lart zhvillimin e Kinës në arsim e sport, duke u shprehur se është i nevojshëm shtimi i bashkëpunimit dypalësh në këto fusha. Qeveria shqiptare tani po përpiqet të zhvillojë arsimin profesional dhe është e gatshme të diskutojë me palën kineze mbi bashkëpunim përkatës, për të dhënë kontribut aktiv për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë.

Suggest To a Friend:   
Print