Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
I ngarkuari me punë i ambasadës kineze takon presidentin e FShSU-së
2023-10-26 00:00

I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin u takua të martën në Tiranë me presidentin e Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FShSU), Besnik Veliu. Të dy palët shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin në fushën sportive.

Z. Wang u shpreh që, qysh prej formimit në vitin 2017, Federata Shqiptare e Sportit Universitar ka bërë përpjekje për zhvillimin e sporteve në shkollat e larta, duke promovuar frymën luftarake sportive dhe duke përgatitur talente të shumta të sportit shqiptar. Ambasada e Kinës është e gatshme të shtojë shkëmbimet e bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Sportit Universitar, duke promovuar bashkërisht sporte si pingpongu, kongfuja e futbolli, me synim për t'i dhënë gjallëri të re bashkëpunimit sportiv dypalësh.

Veliu, nga ana e tij, paraqiti punën e Federatës Shqiptare të Sportit Universitar. “Unë kam drejtuar delegacionin shqiptar që mori pjesë në Universiadën e Shenzhen-it 2011. Sivjet dërguam sërish një delegacion në Universiadën e Chengdu-së. Aftësia e shkëlqyer e organizimit dhe pritja e ngrohtë dhe miqësore nga pala kineze më kanë lënë përshtypje të thella.  Federata Shqiptare e Sportit Universitar është e gatshme të shtojë lidhjet me ambasadën kineze, të zgjerojë bashkëpunimin në promovimin dhe organizimin e aktiviteteve sportive dhe të japë kontributin e duhur për shkëmbimet sportive e kulturore dypalëshe,” tha ai.

Suggest To a Friend:   
Print