Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Wang Dexin merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për transmetimin e dokumentarit "Pekini mahnitës"
2023-11-08 02:00

Të martën, i ngarkuari me punë i Ambasadës  së Kinës në Shqipëri Wang Dexin mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për transmetimin në Shqipëri të dokumentarit me seri "Pekini  mahnitës" të zhvilluar në RTSH dhe zhvilloi shkëmbime me drejtorin e RTSH Alfred Peza për bashkëpunimin mediatik mes Kinës dhe Shqipërisë.

Wang Dexin u shpreh se në korrik ai dhe drejtori Peza kanë shkëmbyer mendime për transmetimin në Shqipëri të dokumentarit "Pekini  mahnitës" dhe vetëm pas 4 muajve u realizua transmetimi. Kjo tregon plotësisht gjallërinë e bashkëpunimit mediatik kino-shqiptar dhe perspektivën e gjerë të bashkëpunimit dypalësh. Ambasada e Kinës në Shqipëri dëshiron ta nxitë bashkëpunimin mediatik dypalësh në forma të ndryshme për të promovuar shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve duke zhvilluar më tej marrëdhëniet kino-shqiptare.

Nga ana e tij, drejtori Peza u shpreh se dokumentari "Pekini  mahnitës" shfaqi pamjen e re të zhvillimit të Kinës së sotme dhe i ka  bërë përshtypje të thellë. Ai shprehu besimin se populli shqiptar mund ta njohë më mirë Pekinin e Kinën nëpërmjet dokumentarit. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes është një hap i ri në bashkëpunimin mediatik Shqipëri-Kinë dhe RTSH dëshiron të forcojë shkëmbime dhe  bashkëpunimin me palën kineze për të shtuar njohjen mes dy popujve veçanërisht të rinjve, duke thelluar miqësinë tradicionale Shqipëri-Kinë.

Dokumentari "Pekini mahnitës" u xhirua e u prodhua nga Radio e Televizoni i Pekinit. Pas transmetimit në vitin 2017, dokumentari u transmetua në Gjermani, Hungari, Kroaci, Serbi, Greqi etj. duke tërhequr rreth 100 milionë shikues të huaj. Këtë herë pas nënshkrimit të marrëveshjes, "Pekini mahnitës" do të transmetohet në RTSH e në Televizionin Digjital Shqiptar dhe pritet të transmetohen 52 episode.


Suggest To a Friend:   
Print