Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
I ngarkuari me punë i ambasadës kineze takon ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor të Shqipërisë
2023-12-01 20:00

I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Tiranë Wang Dexin u takua të enjten me ministrin e ri të Shtetit për Pushtetin Vendor të Shqipërisë Arbjan Mazniku. Të dyja palët shkëmbyen mendime për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pushteteve vendore të Kinës e Shqipërisë.

Wang e uroi Maznikun për marrjen e postit të ri dhe tha se bashkëpunimi ndërmjet pushteteve vendore është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve Kinë-Shqipëri dhe ka potencial të madh e perspektiva të gjera. Ambasada kineze në Shqipëri është e gatshme të nxitë mësimin e ndërsjellë ndërmjet pushteteve vendore të të dy vendeve dhe forcimin e shkëmbimeve e të bashkëpunimit nëpërmjet krijimit të marrëdhënieve të binjakëzimit mes qyteteve e mënyrave të tjera, për të ndihmuar në zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve kino-shqiptare.

Z. Mazniku u shpreh nga ana e tij se, si ministri të re, Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor do të bëjë përpjekje për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Ai vuri në dukje se arritjet e urbanizimit të Kinës janë të admirueshme dhe shprehu shpresën që të dyja palët do të forcojnë shkëmbimet në planifikimin urban e qeverisjen vendore dhe do të vazhdojnë të pasurojnë përmbajtjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë e Kinës në epokën e re.


Suggest To a Friend:   
Print