Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja e re kineze Pang Chunxue mbërriti në Tiranë
2024-01-06 00:00

Ambasadorja e re kineze, znj. Pang Chunxue, mbërriti më 4 janar në Tiranë, duke nisur detyrën e saj në Shqipëri. Ajo u mirëprit në aeroport nga zyrtarët e Drejtorisë së Protokollit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, përfaqësues të komunitetit kinez në Shqipëri dhe punonjës të ambasadës kineze.

Ambasadorja Pang shprehu kënaqësinë që fillon detyrën në Shqipëri me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve. Ajo u shpreh se Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të gjatë tradicionale dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur prirjen e mirë të zhvillimit në vitet e fundit, me përparimin e pandërprerë të bashkëpunimit brenda kornizës së nismës "Një brez, një rrugë" dhe të mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-EQL. "Jam e gatshme të bëjë përpjekje së bashku me qarqet e ndryshme të të dy vendeve për të zgjeruar bashkëpunimin, për të thelluar shkëmbimet kulturore-njerëzore e për të trashëguar miqësinë tradicionale , duke nxitur arritjen e zhvillimeve të reja në marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë," shtoi znj. Pang.

Ndërsa përfaqësuesit e palës shqiptare shprehën mirëpritjen e ngrohtë për ardhjen e ambasadores kineze dhe theksuan rëndësinë që Shqipëria i kushton zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe miqësisë ndërmjet të dy vendeve, duke u zotuar për të ofruar mbështetje dhe kushte të përshtatshme për punën e ambasadores Pang në Shqipëri.



Suggest To a Friend:   
Print