Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Tiranë: Ambasadorja kineze takon Gjykatësin e Madh të Gjykatës së Lartë Popullore të Kinës
2017/05/06
 

Gjykatësi i Madh të Gjykatës së Lartë Popullore të Kinës Sun Huapu, në krye të një delegacioni, ka nisur të premten një vizitë treditore në Shqipëri. Me këtë rast, ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yu e ftoi z. Sun Huapu dhe delegacionin që ai kryeson të bëjë një vizitë në ambasadë.

Kohët e fundit shkëmbimet mes Kinës dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë kanë ardhur duke u thelluar. Vjet kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë Xhezair Zaganjori mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta Kinë-Europë Qendrore e Lindore. Z. Zaganjori zhvilloi gjithashtu bisedime me zyrtarë të Gjykatës së Lartë Popullore të Kinës.

Gjatë vizitës në Shqipëri, delegacioni i Gjykatës së Lartë Popullore të Kinës zhvilloi bisedime në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë etj.

Bisedimet u fokusuan në organizimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë, marrëdhëniet e komunikimit mes gjykatës dhe medieve etj. Pala kineze u shpreh se dëshiron të forcojë shkëmbimet me organet e ndryshme të drejtësisë në Shqipëri, për të mësuar nga përvoja e njëri-tjetrit dhe për të ndihmuar në forcimin e shtetit ligjor në të dy vendet. 

Suggest To a Friend:   
Print