Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
RTSH-ja transmeton dokumentarin "Një brez, një rrugë" të Ylli Pepos
2017/05/09
 

RTSH-ja transmetoi të hënën dokumentarin e regjisorit Ylli Pepo, "Një brez, një rrugë". Ai është xhiruar në Xian, Lanzhou, Guangzhou, Quanzhou dhe Fuzhou të Kinës dhe sjell për publikun gjurmët e historisë së Rrugës Tokësore dhe Detare të Mëndafshit.

Ky dokumentar u realizua me mbështetjen e Radios së Jashtme të Kinës. Regjisori Pepo, shpreson që ky dokumentar të japë kontribut për forcimin e miqësisë dhe shkëmbimeve mes Shqipërisë dhe Kinës. Ai e quajti nder xhirimin e këtij dokumentari.

E pranishme gjatë prezantimit të dokumentarit, ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, theksoi se bashkëpunimi për xhirimin e dokumentarit, shpalos frymën e Rrugës së Mëndafshit.

"Besoj se me transmetimin e këtij dokumentari, publiku shqiptar do të njihet me nismën 'Një brez, një rrugë' dhe besoj se do të forcohet më tej miqësia mes dy popujve, si dhe do të luhet rol pozitiv për bashkëpunimin në fusha të ndryshme".

Drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi, vlerësoi bashkëpunimin midis Kinës dhe Shqipërisë në fushën e transmetimeve. Për të, transmetimi i këtij dokumentari në prag të forumit të bashkëpunimit ndërkombëtar "Një brez, një rrugë", merr një rëndësi të veçantë për ta njohur publikun shqiptar me nismën si dhe nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë prezantimit të dokumentarit ishte i pranishëm dhe kreu i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, Iljaz Spahiu grupi i xhirimit i dokumentarit.

Suggest To a Friend:   
Print