Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Kina dhe Shqipëria bashkëpunojnë për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar
2017/05/10
 

Qeveria e Republikës Popullore të Kinës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, nënshkruan më datën 9 maj 2017 marrëveshjen për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimin ekonomiko-teknike ndërmjet dy vendeve. Qeveria e Republikës Popullore të Kinës i jep Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë një grant me vlerë 2 milionë dollarë, që do të përdoren për dhurimin e pajisjeve në zbatimin e punimeve të projektit me objekt: Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Në ceremoni morën pjesë ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu, ministrja e Kulturës e Shqipërisë Mirela Kumbaro, këshilltari tregtar i Ambasadës së Kinës në Shqipëri Lian Gang dhe funksionarë të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.

Sipas marrëveshjes, pala kineze do të japë pjesë pajisjesh dhe përkrahje teknologjike.

Pas nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët të Nismës për Kulturën "16+1" ku bëjnë pjesë vendet e Europës Qendrore e Lindore dhe Kina në Sofje, dy ministrat e Kulturës, Znj.Mirela Kumbaro dhe Z. Luo Shugang ndërtuan marrëdhënie më të ngushta dypalëshe duke intensifikuar programin e bashkëpunimit kulturor. Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit kulturor, Shqipëria dhe Kina kanë firmosur marrëveshjen e përbashkët 5 -vjeçare. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga ministrja Mirela Kumbaro dhe zëvendësministri kinez i kulturës Z. Ding Wei. Data 31 qershor 2016, shënon dakordësimin e marrëdhënies kulturore, të institucionalizuara përmes marrëveshjes dy palëshe, të nënshkruar për periudhën 2016-2018, e cila parashikon bashkëpunim dinamik mes dy Ministrive, që do të realizohet në shkëmbime konkrete në fushën e muzikës, teatrit, botimit, artit pamor, cirkut, filmit dhe folklorit duke besuar fort në promovimin e diversitetit kulturor. Gjithashtu u ra dakord për asistencë dhe përfshirje në programe trajnimi në art, kulturë dhe trashëgimi.

Nga ana e saj, ambasadorja Jiang u shpreh se vitet e fundit, shkëmbimet njerëzore midis Kinës e Shqipërisë kanë pasur rezultate të shumta duke forcuar pandërprerë miqësinë midis dy popujve. Këtë vit, orkestra simfonike e Shenzhenit, ansambli artistik i rinisë i provincës Siçuan vizituan me radhë Shqipërinë duke performuar për popullin shqiptar përmes koncerteve e shfaqjeve artistike me rastin e Festës së Pranverës etj. Në mars të këtij viti, artistë të orkestrës simfonike kombëtare të Shqipërisë u ftuan në koncertin e stinës muzikore ndërkombëtare "Një brez, një rrugë" të Shenzhenit duke realizuar vizitat e ndërsjella të ansamblave artistike të dy vendeve. Jiang Yu shprehu shpresën se bashkëpunimi kino-shqiptar në projektin e Teatrit Kombëtar shqiptar do të krijojë një urë që lidh zemrat e dy popujve.

Teatri kombëtar i Shqipërisë gjendet në qendër të Tiranës dhe nisi punën në vitin 1966. Ai është vend referimi kulturor i Shqipërisë. Për shkak të historisë së gjatë, qeveria e populli shqiptar kanë shprehur dëshirën për rikonstruksionin e tij. Parashikohet se projekti i riparimit do të përfundojë në vitin 2019.

Suggest To a Friend:   
Print