Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Kinë-Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ekonomiko-teknik
2017/05/15

Ditët e fundit, ambasadorja e Kinës në Shqipëri, znj. Jiang Yu dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi nënshkruan një marrëveshje që synon zgjeirmin e bashkëpunimit ekonomiko-teknik. Ishin të pranishëm, atashe tregtar Lian Gang dhe drejtorja e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Ministrisë së Ekonomisë Mirela Muça.

Ministrja Ekonomi u shpreh se vitet e fundit, krahas shtimit të kontakteve ekonomiko-tregtare midis dy vendeve, gjithnjë e më shumë ndërmarrje kineze po marrin pjesë aktivisht në bashkëpunimin dypalësh.Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të nxitë shkëmbimet ekonomiko-tregtare Shqipëri-Kinë. Sipas saj, pak kohë më parë, gjatë vizitës së zv.kryeministrit kinez Zhang Gaoli në Tiranë, liderët e dy vendeve vendosën ngritjen e nivelit të kontakteve të Komisionit të Përbashkët Ekonomiko-Tregar në nivel ministror. Pala shqiptare dëshiron shkëmbime të thella me palën kineze mbi çështje të ndryshme në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.

Ndërsa ambasadorja Jiang Yu tha se shtimi i bashkëpunimit ekonomiko-teknik jo vetëm është në përputhje e kërkesave reale të Shqipërisë, por edhe të frymës së nismës "Një brez, një rrugë". Ajo shtoi se mbledhja e parë Komisionit të Përbashkët Ekonomiko-Teknik do të zhvillohet në Pekin. Sektorët përkatës të të dyja palëve duhet të forcojnë bashkëpunimin për shpejtimin e punës përgatitore, si dhe për të vënë sa më parë në zbatim mendimet unanime të liderëve të të dy vendeve, për rrugë të reja bashkëpunimi, forcim të kontakteve ndërqeveritare dhe midis ndërmarrrjeve, arritjen e rezultateve konkrete, për të çuar përpara pandërprerë zhvillimin e vazhdueshëm dhe të thellë të marrdhënieve midis dy vendeve.

Suggest To a Friend:   
Print