Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja e Kinës takon krerët e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë
2017/07/21
 

Ambasadorja e Kinës Jiang Yu priti të mërkurën ë një takim me kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Iljaz Spahiu dhe përfaqësues të politikës, tregtisë, kulturës dhe të shtypit.

Ambasadorja Jiang tha se Shoqata ka dhënë shumë kontribute për nxitjen e shkëmbimeve njerëzore dypalëshe, të bashkëpunimin ekonomik tregtar dhe ka nxitur shkëmbimet, duke ndikuar pozitivisht zhvillimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Veçanërisht, kryetari i shoqatës Iljaz Spahiu u nderua me një çmim të posaçëm për punën e tij afatgjatë të përkthimit letrar dhe të nxitjes së shkëmbimeve kulturore dypalëshe.

Ambasadorja Jiang i shprehu kryetarit urime dhe gjithashtu dëshirën e thellimit të bashkëpunimit të mëtejshëm për të shtuar lidhjet mes dy popujve dhe zhvillimin e miqësisë.

Kryetari i Shoqatës Iljaz Spahiu u shpreh krenar për çmimin dhe i inkurajuar për të përkthyer më shumë. Spahiu tha se ai dhe Shoqata do të vazhdojë të përdorin epërsinë e gjuhës kineze dhe do të nxitin bashkëpunimin dhe shkëmbimin në fushën kulturore, akademike dhe të medias për të forcuar miqësinë e ngushtë mes dy popujve dhe njohjen e ndërsjellë.

Suggest To a Friend:   
Print