Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja e Kinës Jiang takohet me Mimi Kodhelin
2017/11/14

Ambasadorja e Kinës në Tiranë Jiang Yu u takua me kryetaren e Komisionit të Jashtëm parlamentar znj.Mimi Kodheli.

Në takim ambasadorja Jiang tha se tani, marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë kanë shënuar progres të gjithanshëm. Miqesia tradicionale midis dy vendeve ka marrë energji të re në epokën e re. Bashkëpunimi dhe shkëmbimet midis dy vendeve në fushat e ndryshme janë zhvilluar pandërprerë dhe me sukses të vazhdueshëm.

"Pala kineze është e gatshme të punojë me palën shqiptare për forcimin e lidhjeve strategjike për të nxitur bashkëpunimin konkret dypalësh në fusha të ndryshme dhe në një nivel të ri".

Ajo shtoi se Komisioni për Politikë të Jashtme pranë Parlamentit shqiptar ka luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kina, shtoi ajo, është e gatshme të nxisë kontaktet dhe shkëmbimet e niveleve të ndryshme për të ofruar më shumë përkrahje për zhvillimin e vazhdueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ambasadorja Jiang u shpreh gjithashtu se pala kineze përkrah përpjekjet e palës shqiptare drejt integrimit europian dhe Kina e vlerëson Shqipërinë në rolin konstruktiv që kal luajtur për nxitjen e zhvillimit të paqes dhe të atë rajonal.

Nga ana e saj, znj.Kodheli u shpreh se miqësia tradicionale midis Shqipërisë dhe Kinës është pasuria e përbashkët dypalëshe. Shqipëria, tha ajo, i kushton shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe është e gatshme që të punojë me palën kineze për arritje më të mëdha përmes nxitjes së potencialit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Komisioni për Politikën e Jashtme është i gatshëm të nxisë shkëmbime dhe bashkëpunime aktive mes dy palëve. Ajo shtoi se Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës dhe ka rëndësi të madhe për zhvillimin si të Kinës, ashtu edhe të botës. Kina është një vend i madh me ndikim global dhe ka luajtur rolin aktiv për paqen dhe qëndrueshmërinë e rajonit të Azi-Paqësorit dhe të botës.

Suggest To a Friend:   
Print