Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja Jiang Yu vizitoi Policinë e Shtetit të Shqipërisë
2017/11/14

Më 10 nëntor, ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu vizitoi Policinë e Shtetit të Shqipërisë. Jiang dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako folën mbi bashkëpunimin e policisë të dy vendeve, forcimin e garancisë për sigurinë fizike të kinezëve dhe të ndërmarrjeve kineze në Shqipëri, etj. Atasheu ushtarak Liu Xingjiang mori gjithashtu pjesë në këtë takim.

Ambasadorja Jiang vuri në dukje se policia e shtetit të Shqipërisë ka përkrahur vazhdimisht punën dhe sigurinë e ambasadës Kineze duke garantuar siguri të plotë të vizitave të nivelit të lartë, të aktiviteteve të ndryshme, dhe të ndërmarrjeve kineze në vend. Ajo shprehu falenderimet e saj për këto çështje. Jiang tha gjithashtu se shkëmbimet e policisë të dy vendeve po ngushtohen dhe njohjet reciproke po thellohen. Ditët e fundit, sektorët e sigurimeve publike dhe sektorët e punëve të brendshme të dy vendeve diskutuan mbi bashkëpunimin në fushën e policisë. Pala kineze dëshiron thellim të bashkëpunimit me palën policore shqiptare., Ajo dëshiron të shfrytëzohet mirë sistemi i bashkëpunimit të qeverive të dy vendeve, të zgjerohen përmbajtjet e bashkëpunimit midis palëve, të pasurohen mënyrat e bashkëpunimit dhe të ofrohet garanci e plotë për zhvillimin e gjithanshëm e të shpejtë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Çako u shpreh se polica shqiptare do të vazhdojë të japë siguri për ndërmarrjet kineze dhe të shtetasve kinezë në Shqipëri. Pala shqiptare dhe ajo kineze dëshirojnë të diskutojnë sistematikisht mbi rrugët dhe metodat e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, të forcohen kontaktet në nivele të ndryshme, të shkëmbejnë eksperianca, të mësojnë reciprokisht dhe të thellojnë bashkëpunimin në fushat e trajnimit të forcave policore, të goditjes së krimit, të zbatimit të ligjit si dhe rritjen e nivelit të bashkëpunimit dypalësh.

Suggest To a Friend:   
Print