Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja kineze Jiang Yu publikon artikullin në gazetë për të njohur frymën e Kongresit të 19-të
2017/11/22

Më datën 21 nëntor, Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu publikoi artikullin me titull “Kongresi i 19-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës: Epokë e re, Udhëtim i ri, Kapitull i ri” me emrin e saj në gazetën Shekulli.

Para pak kohësh, Kongresi i 19-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) u zhvillua me sukses në Pekin. Ky kongres ka tërhequr vëmendjen e gjerë të vendeve të ndryshme në botë, përfshirë këtu Shqipërinë. Po pse ky kongres të gjithëve tu ndijnë sytë? Si partia më e madhe qererisëse në botë, ku do t’a drejtojë PKK Kinën, ekonominë e dytë më të madhe të botës? Ç’ndikimesh do t’i sjellë botës ky kongres? Unë dëshiroj që përmes këtij artikulli të ndaj me miqtë tanë shqiptarë, njohjen dhe kuptimin tim mbi Kongresin e 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.

Për sa i përket pyetjes së parë, siç dihet nga të gjithë, Partia Komuniste e Kinës është partia më e madhe në botë me një histori prej 96 vitesh dhe 89 milionë anëtarësh. Me udhëheqjen e PKK-së, populli kinez ka marrë vazhdimisht rezultate mbreslënëse në zhvillim, duke realizuar një kërcim të madh, nga ngritja deri në pasurim, deri në fuqizimin, dhe gjatë këtij procesi, çdo veprim i Kinës ka tërhequr vëmendje të vazhdueshme të botës. Kongresi Kombëtar i PKK-së që mbahet një herë në çdo 5 vjet bëhet dritarja përmes të cilës komuniteti ndërkombëtar njihet me politikat dhe rrugën e së ardhmes të Kinës. Ky kongres ka një domethënie shumë të rëndësishme, pasi ai u mbajt në një periudhë kyçe për realizmin e gjithanshëm të një shoqërie relativisht të begatë, periudhën ku socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në një epokë të re. Komuniteti ndërkombëtar dëshiron që përmes këtij kongresi, të njohë urtësinë, projektimin dhe provojën e Kinës për të kapur mundësitë e reja që ofron zhvillimi i Kinës.

Në Kongresin e 19-të, u zgjodh lidershipi i ri qendror kolektiv me Xi Jinping ne krye, u fut në Statutin e PKK-së Mendimi i Xi Jinping-ut për Socializmin me Karakteristika Kineze për Epokën e Re, u bënë gjykime të rëndësishme që socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në një epokë të re dhe kontradikta kryesore e shoqërisë kineze është shndërruar në kontradikta mes nevojës gjithnjë në rritje të popullit për një jetë më të mirë dhe zhvillimit të paekuilibruar e të pamjaftueshëm, u qartësuan politikat dhe u bënë planifikime strategjike mbi një sërë çështjesh të rëndësishme teorike dhe praktike të këmbënguljes dhe zhvillimit të Socializmit me Karakteristika Kineze në epokën e re. Ky kongres është deklarata politike dhe udhëzuesi veprimtar i PKK-së për të hyrë në epokën e re, për të filluar një udhëtim të ri, dhe për të shkruar një kapitull të ri. Zhvillimi i pandërprerë i rrugës, teorisë, sistemit dhe kulturës së socializmit me karakteristika kineze, jo vetëm ka nxjerrë në pah rrugën e përshtatshme për modernizimin e vetë Kinës, por edhe ka zgjeruar rrugën e modernizimit për vendet në zhvillim, u ka dhënë një alternativë të re vendeve dhe kombeve që dëshirojnë përshpejtimin e zhvillimit duke mbajtur pavarësinë e sovranitetin e vet, është një kontribut me urtësinë orientale për përparimin e qytetërimit politik të njerëzimit.

Për pyetjen e dytë. Pas Reformës dhe Hapjes, Partia Komuniste e Kinës paraqiti planifikimin strategjik me ‘3 hapat’, të cilat janë: zgjidhja e problemeve të ushqimit dhe veshjes së popullit, arritja e përgjithshme e jetesës së popullit në një nivel relativisht të begatë, dhe realizimi i përgjithshëm i modernizimit. Mbi këtë planifikim si bazë, PKK-ja ka paraqitur qëllimet e ‘dy 100-viteve’, të cilat janë realizimi i gjithanshëm i një shoqërie relativisht të begatë në 100-vjetorin e themelimit të PKK-së (viti 2021), dhe ndërtimi i shtetit të modernizuar socialist, të begatë e të fuqishëm, demokratik, të qytetëruar dhe harmonik, në 100-vjetorin e themelimit të R.P. të Kinës (në mesin e shekullit).

Në 5 vitet e fundit, PKK-ja, duke i qëndruar idesë së zhvillimit me popullin si qendër, ka zgjidhur shumë probleme të lëna pezull për një kohë të gjatë, ka kryer shumë punë që gjithmonë ka patur dëshirë të kryente, dhe si rezultat ka marrë vlerësimin e lartë dhe mbështetjen e të gjithë popullit. Shpejtësia mesatare e rritjes vjetore ekonomike të Kinës ka kaluar 7%, prodhimi i brendshëm bruto gjendet qëndrueshëm në vendin e 2-të në botë, duke i kontribuar më shumë se 30% rritjes ekonomike të botës. Kina është bërë guri themeli dhe spiranca stabilizuese i ekonomisë së botës. Megjithëse zhvillimi i Kinës akoma ballafaqohet me sfida, ne kemi plotë besim në të ardhmen e saj.

Kongresi i 19-të ka planifikuar strategjitë më konkrete dhe më shkencore për të ardhmen e Kinës. Ai ka përshkruar kalendarin dhe hartën e rrugëtimit të zhvillimit të Kinës në statusin e ri historik, të cilat janë: mbi bazën e realizimit të gjithanshëm të një shoqërie relativisht të begatë, me përpjekjet përgjatë 15-vitesh që nga 2020 deri në 2035, të realizohet përgjithësisht modernizimi socialist si faza e parë, dhe me përpjekjet nga 2035 deri në mesin e shekullit, të realizohet shteti i modernizuar socialist, i begatë dhe i fuqishëm, demokratik, i qytetëruar, harmonik dhe i bukur si faza e dytë. Kjo skemë strategjike është vendimi i rëndësishëm i marrë nga PKK-ja, pas analizave të gjithanshme mbi situatën e brendshme dhe të jashtme, si dhe kushtet zhvillimore të Kinës, ajo ka një domethënie të rëndësishme për realizimin e ‘ëndrrës kineze’ të rilindjes së madhe të Kombit kinez. Sipas kësaj skeme, ‘realizimi i përgjithshëm i modernizimit’ i paraqitur nga Zoti Deng Xiaoping do të realizohet 15 vjet më herët se sa ishte planifikuar, ndërtimi i Kinës së bukur do të bëhet dimensioni i rëndësishëm i shtetit të modernizuar socialist dhe PBB-ja nuk do të jetë më baza sasiore për të cilësuar qëllimin e zhvillimit. Modernizimi që u realizua me disa qindra vite nga vendet e zhvilluara, do të realizohet me 100 vite nga populli kinez me popullsinë 1.3 miliardë nën drejtimin e PKK-së. Shpejtësia, përmasa, gjerësia dhe thellësia e këtij tranformimi janë të papara. Ne jemi të bindur dhe të aftë që me përpjekjet e vazhdueshme dhe sipas hartës së bërë të rrugëtimit, të vizatojmë një pikturë plot ngjyra në historinë e njerëzimit.

Përsa i përket pyetjes së tretë. Kongresi i 19-të është i një domethënie të thellë dhe të largët për zhvillimin e botës, pasi ai jo vetëm vuri në pah drejtimin dhe qëllimin e ri për të ardhmen e Kinës, por edhe i dha një energji të re zhvillimit të marrëdhënieve mes Kinës dhe vendeve të ndryshme të botës.

Fakti që Kina ka përmasa gjigande të ekonomisë dhe popullsisë, do të thotë se zhvillimi vetë i qëndrueshëm i Kinës është një kontribut i madh për botën. Kina po afron gradualisht qendrën e arenës botërore, dhe marrëdhëniet mes saj dhe botës po përjetojnë ndryshime historike. Fati dhe e ardhmja e Kinës dhe ato të botës po lidhen gjithnjë e më ngushtë. Kina do t’i japë një impuls të ri zhvillimit të botës, do t’i vendosë një stabilizator rrëmujës botëore, dhe do t’i sjellë energjinë pozitive ndryshimit botëror.

Duke iu përmbajtur parimet thelbësore dhe traditës së shkëlqyer, Kongresi i 19-të ka bërë projektimin e nivelit të lartë për diplomacinë kineze në epokën e re, e cila përgjithësohet si nxitja e krijimit të Marrëdhënieve të Tipit të Ri Ndërkombëtare dhe krijimin e Një Komuniteti të Të ardhmes së Përbashkët për Njerëzimin. Marrëdhëniet e Tipit të Ri Ndërkombëtare kanë për qëllim braktisjen e ligjit të xhunglës ku forca e fortë përul të dobtën, forca e madhe përul të voglën, ato janë për të gjetur një rrugë të re të komunikimit ndërkombëtar me parimin e respektit të ndërsjelltë, të barabartë dhe të drejtë, si dhe të bashkëpunimit për përfitim të përbashkët. Një Komunitet i Të ardhmes së Përbashkët për Njerëzimin ka për qëllim përballimin e sfidave të ndryshme globale, si dhe ofrimin e projektimit kinez për përgjigjen e pyetjes se ku do shkojë njerëzimi, nëpërmjet ndërtimit të një bote të paqes afatgjatë, të sigurisë së përgjithshmë, të begatisë së përbashkët, të hapur dhe gjithpërfshirëse, të pastër dhe të bukur.

Në epokën e re, ekonomia e Kinës ka hyrë në fazën e zhvillimit të cilësisë së lartë nga ajo e zhvillimit të shpejtësisë së lartë. Me vendosmëri dhe forcë të paparë, Kina do të thellojë reformën e gjithanshme, do të nxitojë vazhdimisht reformën dhe zhvillimin me hapjen ndaj botës, do të promovojë cilësinë dhe nivelin e hapjes, do të marrë pjesë aktivisht në globalizimin ekonomik, do t’i përmbahet parimit ‘Konsultimi i përbashkët, ndërtimi i përbashkët dhe ndarje e përbashkët e fitimit’ të qeverisjes globale, do të thërrasë për demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, do të nxisë reformën dhe risinë e sistemit të qeverisjes globale, si dhe do të shtyjë rendin ndërkombëtar në orientimin e arsyeshëm dhe të barabartë.

Siç ka thënë Presidenti Xi Jinping, Kina është përfituesi i globalizimit ekonimik, por më shumë është kontributor i tij. Zhvillimi i Kinës është mundësia e botës. Ëndrra e popullit kinez lidhet ngushtë me ëndrrat e popujve të ndryshëm të botës. Epoka e re është epoka ku realizohet ëndrra kineze e rilindjes së madhe të kombit kinez, por më shumë është epoka ku Kina kontribuon më shumë për njerëzim. Hapja e Kinës nuk do të thotë fitim i njërit është humbja e tjetrit, por bashkëpunim për fitim të përbashkët. Kina tashmë është partneri më i madh tregtar i mbi 120 shtetesh dhe rajonesh të botës, është investori i dytë më i madh ndaj botës dhe gjithashtu një ndër vendet që kanë tërhequr më shumë investime të jashtme. Investimi i jashtëm dhe tregtia ndërkombëtare nga Kina kanë krijuar mesatarisht 15 millionë vende pune për shtetet e ndryshme çdo vit, vetëm ndërtimi i ‘Një Brez Një Rrugë’ ka krijuar 180 mijë vende pune për shtetet përgjatë kësaj rruge. Duke parashikuar për 5 vitet e ardhshme, Kina do të importojë mallra me një vlerë prej 8 trilionë dollarësh, do të tërheqë investimet e jashtme me një vlerë prej 600 miliardë dollarësh, vlera e përgjithshme e investimeve të saj ndaj botës do të arrijë në 750 miliardë dollarë, numri i turistëve kinezë jashtë kufirit do të arrijë 700 millionë, gjë e cila do të ofrojë një treg më të gjerë, më shumë kapitale e produkte, dhe mundësi më të vyera për bashkëpunim. Kina i mirëpret vendet e tjera të hipin në ‘trenin e shpejtë’ të zhvillimit të Kinës, për të gëzuar bashkërisht mundësitë dhe zhvillimin.

Në rrugën që Kina ka filluar udhëtimin e ri për të zbuluar një faqe të re historike në epokën e re, ne jemi të mendimit konstant se Shqipëria është partnerja jonë e domosdoshme në Europë. Ne jemi gati që së bashku me Shqipërinë, me prioritet ndërtimin e ‘Një Brez Një Rrugë’ dhe Bashkëpunimin midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, të nxisim miqësinë tradicionale, të forcojmë bashkëpunimin pragmatik, njëkohësisht kur u sjellim përfitim dy popujve tona, t’i japim kontribute të reja promovimit të një bote të paqes afatgjatë, të sigurisë së përgjithshme, të begatisë së përbashkët, të hapur dhe gjithpërfshirëse, të pastër dhe të bukur.

Suggest To a Friend:   
Print