Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasada kineze në Shqipëri, veprimtari vëllazërimi me medien shqiptare
2017/11/29

Ambasada e Kinës në Shqipëri zhvilloi të mërkurën një veprimtari vëllazërimi me medien shqiptare. Të pranishëm ishin këshilltari politik i ambasadës Bai Yunbin, si edhe kryeredaktorë, drejtorë të departamenteve të lajmeve, redaktorë dhe reporterë të 11 mediave kryesore shqiptare.

Këshilltari Bai Yunbin shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen afatgjatë të medies shqiptare për ambasadën kineze në Shqipëri dhe marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë. Ai tha se ky vit është "Viti i Mediave Kinë-Evropë Qendrore e Lindore", ndërkohë që ka pasur një varg shkëmbimesh dhe bashkëpunimi të frytshëm në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe mekanizmit të bashkëpunimit "16 + 1". Media është një dritare prej së cilës të gjitha sferat e shoqërisë shqiptare mund ta kuptojnë Kinën, duke nxitur zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë, dhe gjithashtu është një urë e rëndësishme që i afron të dy popujt. Vitet e fundit, zhvillimi i shpejtë dhe i shëndetshëm i marrëdhënieve kino-shqiptare ka qenë i pandarë nga mbështetja dhe bashkëpunimi i qarqeve mediatike. Ambasada kineze në Shqipëri është e gatshme të vazhdojë të komunikojë ngushtë me mediet shqiptare dhe të punojë së bashku me to për të krijuar një atmosferë të favorshme për nxitjen e miqësisë dhe thellimin e bashkëpunimit pragmatik dypalësh.

Këshilltari politik i ambasadës kineze Bai Yunbin i informoi gjithashtu mysafirët e medies shqiptare rreth Kongresit të 19-të të PKK-së dhe samitit të 6-të të liderëve të Kinës dhe të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore që do të mbahet në Budapest.

Përfaqësuesit e medies shqiptare shprehën urimin që Kina të arrijë sukses të mëtejshëm me hyrjen në një epokë të re dhe shfaqën shpresën se samiti i Budapestit dhe bashkëpunimi konkret Kinë-Shqipëri do të arrijnë rezultate të reja.

Suggest To a Friend:   
Print