Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja kineze merr pjesë në festimet për "Vitin e Skënderbeut"
2018/01/20

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, mori pjesë më 16 dhe 17 janar, të dy veprimtari të përbashkëta të presidentit dhe kryeministrit, me rastin e "Vitit të Skënderbeut".

Ky viti shënon 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, ndaj dhe qeveria e ka shpallur si "Vitin e Skënderbeut".

Kryeministria organizoi të martën në Pallatin e Kongreseve veprimtarinë "Tre ditët e Yllit të Mëngjesit". Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se Skënderbeu nuk është vetëm një simboli i mëvetësisë, por edhe një forcë e jashtëzakonshme tërheqëse emancipimi dhe europianizmi.

Në Pallati e Kongreseve, janë ekspozuar edhe vetë sende të Skënderbeut, portrete, skulptura, pulla postare dhe materiale studimore lidhur me heroin shqiptar, që vijnë nga institucione si Muzeu Historik Kombëtar, Arkivi Qendror Shtetëror, Biblioteka Kombëtare, Galeria e Arteve dhe koleksione private.

Ndërsa, më 17 janar, me ftesën e Presidentit Ilir Meta dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, trupi diplomatik, ndoqi një shfaqje me muzikë dhe valle folklorike shqiptare, që u mbajt në Qendrën e Kulturës të Kishës Ortodokse të Tiranës. Ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në fjalimin e tij, presidenti Meta vlerësoi Skënderbeun si simbolin e bashkësisë dhe heroin që bashkoi Europën.

Viti 2018 do të jetë i mbushur me veprimtari për të kujtuar Skënderbeun, si dhe një vit i bashkimit kombëtar.

Presidenti bëri thirrje për realizimin e përpjekjeve maksimale për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Europian. "Forcat e ndryshme politike e shoqërore duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për t'i dhënë kuptim historik vitit 2018," tha ai.

Suggest To a Friend:   
Print