Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Tiranë, ambasadorja kineze Jiang Yu takohet me ministren e Arsimit Lindita Nikolla
2018/04/24

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua më 19 prill, me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë Lindita Nikolla. Të dy palët shkëmbyen mendime për thellimin e shkëmbimeve e të bashkëpunimit arsimor midis Kinës e Shqipërisë.

Gjatë takimit, znj. Jiang Yu u shpreh se shkëmbimet e bashkëpunimi në fushën e arsimit janë pjesë e rëndësishme përbërëse e marrëdhënieve kino-shqiptare dhe tani këto shkëmbime po zhvillohen me shpejtësi. Numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Kinë shtohet nga viti në vit, niveli i mësimdhënies së gjuhës kineze në Shqipëri dhe i gjuhës shqipe në Kinë është shtuar dhe shkëmbimet midis qarqeve arsimore të të dy vendeve janë shpeshtuar. Delegacionet arsimore shqiptare kanë vizituar Kinën për dy vjet me radhë, ndërsa delegacioni i Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit dhe delegacioni i studentëve të Hong-Kongut vizituan me radhë Shqipërinë. Shkollat e larta të të dy vendeve po kërkojnë aktivisht zhvillimin e bashkëpunimit miqësor dypalësh.

Ambasadorja Jiang Yu shtoi se me zhvillimin e gjithanshëm të bashkëpunimit kino-shqiptar në të gjitha fushat, është e domosdoshme që të shtohen më tej shkëmbimet e bashkëpunimi arsimor e rinor midis dy vendeve. Kina do të bëjë përpjekje së bashku me palën shqiptare për të nxitur bashkëpunimin e mëtejshëm dypalësh në fushën e shkëmbimeve rinore, të lidhjes mes shkollave të larta të dy vendeve, të njohjes së ndërsjellë të diplomave, të punësimit etj. në bazë të nismës "Një brez, një rrugë" e të bashkëpunimit "16+1", duke përgatitur talente për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Nga ana e saj, znj. Lindita Nikolla u shpreh se Shqipëria i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të shkëmbimeve e bashkëpunimit arsimor me palën kineze. Të dy palët kanë potencial të madh bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë. Shqipëria dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Kinën për të forcuar shkëmbimet në fushën e arsimit midis dy vendeve, duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Suggest To a Friend:   
Print