Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja e Kinës në Shqipëri viziton Krujën
2018/04/27

Më 26 prill, ambasadorja e Kinës në Shqipëri znj.Jiang Yu dhe anëtarja grupit të miqësisë Shqipëri-Kinë në parlamentin shqiptar, ish-ministrja e Zhvillimit Urban, znj.Englantina Gjermeni vizituan së bashku qytetin e njohur historik Krujën si dhe u takuan me nënkryetarin e Bashkisë Ilir Loci për të zhvilluar diskutime mbi nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Ambasadorja Jiang u shpreh se vendimi i qeverisë shqiptare për heqjen e vizave për turistët kinezë gjatë sezonit turistik i ka sjellë bashkëpunimit turistik midis dy vendeve një shans të ri zhvillimi.

"Kruja është një qytet i famshëm antik i heronjve. Ajo krenohet jo vetëm me male e kodra të mrekullueshme e me ndërtesa të lashta si kala etj, por është edhe një qytet simbol i frymës së fortë dhe të palëkundur kombëtare."

Ajo shtoi se Kruja është stacion i paharruar i turistëve kinezë gjatë udhëtimit në "vendin e shqiponjave". Ambasada e Kinës në Shqipëri është e gatshme të shtojë bashkëpunimin e ngushtë me bashkinë e qytetit, të vendosë lidhje afatgjatë dhe sistemin e trajtimit emergjent për të garantuar që vizita e turistëve kinezë në Shqipëri, të jetë e sigurt, e rehatshme dhe një përvojë e paharruar.

Nga ana e tij, nënkryetari Loci tha se turizmi është një industri shtyllë dhe zbatimi i politikës pa viza për turistët kinezë është pa dyshim një lajm pozitiv. Populli shqiptar ka një ndjenje miqësore për popullin kinez dhe mirëpret ngrohtësisht turisët kinezë ta vizitojnë këtë qytet. Bashkia e qytetit do të vazhdojë të përmirësojë infrastrukturën turistike, të rrisë nivelin e shërbimeve dhe do të marrë masat e përshtatshme për turistët kinezë si dhe do të bashkëpunojë me Ambasadën e Kinës në Shqipëri për t'u dhënë turistëve kinezë garancinë dhe përkrahjen e duhur. Ai theksoi se mirëpret edhe agjencitë dhe organet turistike kineze të vijnë për të diskutuar mbi zhvillimin e turizmit dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me palën shqiptare.

Znj.Gjermeni tha se zbatimi i politikës pa viza për turistët kinezë nuk është vetëm në përputhje me shkëmbimet njerëzore dhe zhvillimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, por gjithashtu bazohet në miqësinë tradicionale dypalëshe. Kjo politikë, tha ajo, do të nxisë jo vetëm zhvillimin e turizmit në vend, por dhe thellimin e shkëmbimeve socio-ekonomike dhe kulturore midis dy vendeve nëpërmjet kontakteve. Ajo shprehu bindjen se pas vizitës në "vendin e shqiponjave" turistët kinezë do ta ndiejnë nga afër ngrohtësinë dhe mikpritjen e popullit shqiptar dhe atmosfera miqësore mes Shqipërisë dhe Kinës do të rritet më tej.

Ambasadorja Jiang vizitoi Muzeun e Skënderbeut dhe Pazarin karakteristik të Krujës, me vlera të rralla në Ballkan, ku tregtohen punime artizanale, përfshi argjendari, prodhimin e qelesheve etj. Atje ka gjithashtu dyqane të thjeshta nostalgjike prej druri dhe trotuare prej guri.

     

Ambasadorja Jiang dhe znj.Gjermeni vizituan edhe artizanë në një lagje të vjetër për të mësuar rreth tekstileve tradicionale të punuara me dorë dhe teknikat e përdorura ndër shekuj për bërjen e këpucëve. Kruja është bastioni kryesor i Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar, që udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman. Ky vit është 550-vjetori i ndarjes së tij nga jeta. Qeveria shqiptare e shpalli vitin 2018 si "Vitin e Skënderbeut", duke organizuar aktivitete të ndryshme në kujtim të heroit të madh kombëtar.

Suggest To a Friend:   
Print