Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja e Kinës Znj. Jiang Yu dha intervistën eksklusive për Gazetën Albanian Daily News
2018/06/06

Më datën 5 qershor, Gazeta Albanian Daily News e publikoi artikullin e intervistës eksklusive të Znj. Jiang Yu, Ambasadore e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri. Në intervistë, Ambasadorja Jiang Yu ka interpretuar idetë e iniciativat e “Një brez një rrugë” dhe të “Bashkëpunimit 16+1”, ka sqaruar politikën dhe qëndrimin e Kinës lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, marrëdhëniet midis Kinës dhe rajonit Ballkanik, gjendjen në Gadishullin Korean etj, njëkohësisht ka prezantuar statusin e bashkëpunimit pragmatik kino-shqiptar, të shkëmbimeve dypalëshe të institucioneve ligjvënëse dhe të partive, si dhe arritjet e Kinës në luftën kundër varfërisë. Artikulli i plotë është si poshtë:

1. Si e konsideron Kina proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe reformat kryesore në vazhdimësi për të arritur këtë qëllim?

Kina gjithmonë mbështes vendosshmërisht integrimin Evropian, dëshiron të shohë një BE të bashkuar, të qëndrueshëm, të hapur dhe të begatë. Shqipëria është anëtar i familjes Evropiane. Ne e respektojmë rrugën e zgjedhur vetë nga populli shqiptar, i mirëkuptojmë e mbështesim përpjekjet e bëra nga Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Shqipëria ka bërë përpjekjet e mëdha për nxitjen e procesit të saj të integmit Evropian, duke realizuar arritje të dukshme në reformat e fushave të ndryshme. Papërsosuritë e mbetura dhe problemet të shfaqura gjatë këtij procesi do të, dhe vetëm mund të zgjidhen hap-pas-hapi nëpërmjet reformave dhe zhvillimeve të mëtejshme. Do të jemi të gëzuar të shohim që shqipëria të shënojë sa më parë progresin substancial gjatë rrugës së integrimit Evropian, gjë e cila për besimin tonë është e dobishme jo vetëm për zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë, por edhe për zhvillimin e përgjithshëm të Evropës.

2. Shkëlqesia juaj, çfarë përpjekjesh janë bërë për të promovuar bashkëpunimin kino-shqiptar dhe cilat janë disa nga fushat e konsideruara me prioritet të lartë në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare midis dy vendeve?

Qeveria e re shqiptare ka prezantuar planin e zhvillimit ekonomik me infrastrukturë, energji, turizëm dhe bujqësi si 4 linja kryesore, të cilat janë gjithashtu fushat prioritare të bashkëpunimit pragmatik kino-shqiptar. Që nga ky vit, të dyja palët kanë koordinuar ngushtësisht me njëri-tjetrin nevojat e bashkëpunimit dhe të zhvillimit, duke nxitur për progrese të reja në bashkëpunimin pragmatik. Për ta vënë në jetë konsensusin e rëndësishëm të udhëheqësve të dy vendeve tona, Takimi i Komisionittë Përbashkët Ekonomiko-tregtar Kino-Shqiptar të ngritur në nivelin e ministrit, do të mbahet në Kinë në gjysmën e parë të qershorit të këtij viti. Të dyja palët do të përqendrojnë në fushat si infrastrukturë, tregti, investim, bujqësi e përpunim i produkteve bujqësore, zona industriale, turizëm etj, duke diskutuar thellësisht mentalitetin e bashkëpunimit, klimën e bashkëpunimit, mekanizmin e bashkëpunimit, mënyra e bashkëpunimit dhe projektet e bashkëpunimit etj..

Duke shfrytëzuar rastin e vendimit të heqjes së vizave nga pala shqiptare për shtetasit kinezë gjatë këtij sezoni turistik, nëpërmjet krijimit të mekanizmit kontaktues ndërinstitucional, asistencës delegacionit shqiptar për promovimin e turizmit në Kinë, seminarit dypalësh të turizmit, nxitjes së komunikimin direkt dhe krijimit të marrëdhënieve të partneritetit midis homologëve turistike etj, po përpiqemi të tërheqim më shumë turistët kinezë në Shqipëri, duke u ofruar atyre eksperiencat më të mira turistike. Së fundmi kam parë disa herë turistët kinezë të shumtë në qendrën e Tiranës. Kam lexuar në internet gjithnjë e më shumë artikuj promovues turistik me përmbajtje të pasura dhe këndvështrim të veçantë. Vendi i Shqiponjës me pamje më stereoskopike dhe më vivid po shfaqet para përdoruesve kinezë të internetit, pritet të vizihohet dhe ndihet nga turistët kinezë. Jam e bindur se bashkëpunimi kino-shqiptar në turizmin do të jetë gjithnjë e më shkëlqyer.

Bashkëpunimi kino-shqiptar në bujqësinë gëzon perspektivën e gjerë. Projekti i Qendrës së Makinerive Bujqësore është duke ecur shpejt, për të ngritur nivelin e mekanizimit të bujqësisë shqiptare. Të dyja palët po bisedojnë, duke u përgatitur për nënshkrimin e Protokollit të Inspektimit dhe të Karantinës, për t’i hapur rrugë eksportimit të produkteve cilësore bujqësore të Shqipërisë në tregun kinez. Gjithashtu, do të nxitojmë institucion të arsimit të lartë dhe kompani bujqësore për studim e bisedim në Shqipëri, për të nxitur bashkëpunimin gjithëpërfshirës në prodhim, studim dhe kërkim shkencor në fushën bujqësore.

Infrastruktura e transportit dhe energjia janë gjithëmonë fushat prioritare të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar kino-shqiptar. Pala kineze është e gatshme të mbështesë më shumë kompani kineze për të studiuar mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit me investime, është e gatshme që bashkë me palët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, të bisedojmë për bashkëpunimin me modelin “1+1+N” në projektet e konektivitetit rajonal, për të ngritur nivelin e konektivitetit mes Shqipërisë dhe vendeve të saj fqinje.

3. Në çfarë mënyre kanë ndihmuar shkëmbimet në nivel partiak dhe të institucioneve ligjvënëse për promovimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës?

Vitet e fundit, shkëmbimet kino-shqiptare në nivelet e partive dhe të institucioneve ligjvënëse janë intensifikuar, duke luajtur një rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Në prill, delegacioni shumë-partiak i Kuvendit të Shqipërisë i përbërë nga deputetët e Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrimin, ka vizituar Kinën dhe ka shkëmbyer gjerësisht mendimet me Partinë Komuniste të Kinës (PKK) e Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës, duke vizituar Zonën e Zhvillimit Ekonomiko-Teknologjik të Tianjin-it. Mirëkuptim është nxitur dhe konsensuset janë zgjeruar mes të dyja palëve. Një delegacion i PKK-së po planifikon të kthejë një vizitë në Shqipëri, i cili do të jetë delegacioni i parë i PKK-së në nivel të lartë në Shqipëri pas Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së. Jemi të gatshëm të bëjmë përpjekje bashkë me Kuvendin e Shqipërisë dhe parti të ndryshme shqiptare, të angazhohemi aktivisht për krijimin e marrëdhënieve ndërpartiake të tipit të ri, të bashkohemi për forcimin e besimit reciprok politik dhe nxitjen e bashkëpunimit pragmatik, për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-shqiptare.

4. Zonja Ambasadore, u bënë 6 vjet tashmë që kur po zhvillohet nisma “Bashkëpunimin 16+1” e cila po jep frytet e saj për pjesëmarrësit në këtë nismë. A mund të thoni dy fjalë për rezultatet e saj dhe e dyta, cila është pjesa e Shqipërisë në të?

Nisma “Bashkëpunimi 16+1” ka vajtur për 6 vite që nga lindja, zhvillimi deri në pjekësi, duke u bërë ditë-për-ditë pikë shkëlqyese të bashkëpunimit kino-evropian. Shuma e investimeve nga sipërmarrjet kineze në 16 vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore është rritur nga 3 miliardë dollarë deri në 9 miliardë dollarë. Janë ndërtuar dhe operuar një serë projektesh infrastrukturore. Shkëmbim dhe bashkëpunim njerëzorë janë të pasura dhe të mrekullueshme. Vitet e fundit, duke kapur trenin e shpejtë të “Bashkëpunimit 16+1”, Kina dhe Shqipëria kanë realizuar frytet në marrëdhëniet dypalëshe, me marrëveshjet e nënshkruar në fushat e doganës, të energjisë së re, të burimit njerëzor etj., dhe me komunikimet e thella në fushat ekonomiko-tregtare, financiare, turistike, kulturore, arsimore etj..

Nisma “Bashkëpunimi 16+1” është platforma e bashkëpunimit që u krijua bashkërisht nga Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), është e hapur dhe transparente, është pjesa e rëndësishme përbërëse dhe shtesën e dobishme për marrëdhëniet kino-evropiane. Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Kinë disa ditë më parë, u shpreh se “‘Bashkëpunimi 16+1’ është një platformë e dobishme, e cila do të ndihmojë ndërtimin e infrastrukturës së vendeve të EQL-së. Përparësitë e vendeve të EQL-së dhe të Kinës plotësojnë njeri-tjetrit, gjë që është shtesa e dobishme për ndërtimin e brendshëm të BE-së, jo për çarjen e BE-së”. Besoj se kjo është përgjigja e mirë ndaj zërave të dyshimit ndaj “Bashkëpunimit 16+1”. Në periudhën tjetër, ne duhet të vazhdojmë të qëllojmë ndaj përfitimeve të përbashkët me interesat e ndërsjellta, të fokusohemi në fushat ekonomiko-tregtare, të konektivitetit, inovacionit, financës, dhe të shkëmbimeve njerëzore etj., për të çuar vazhdimisht më përpara “Bashkëpunimin 16+1”. Presim pjesëmarrjen aktive të palës shqiptare në bashkëpunim, duke dhënë kontributë më të mëdhenj për zhvillimin e vazhdueshëm dhe të thellë të “Bashkëpunimit 16+1”.

5. Shkëlqesia juaj, cilat janë qëllimet e aplikimit të platformës ‘Një Brez Një Rrugë’ në Ballkanit Perëndimor? Cila është përgjigja juaj lidhur me disa pretendime për të cilat bashkëpunimi i Kinës me këtë rajon niset nga qëllime gjeopolitike?

Kohët e fundit, ne kemi dëgjuar disa zhurma, të cilët dyshojnë madje reklamon se bashkëpunimi i Kinës me rajonin e Ballkanit Perëndimor është nisur nga tentativa gjeopolitike. Historikisht Ballkani Perendimor është vuajtur shumë nga luftërat dhe konfliktet, të shkaktuar me arsyeja që dihet nga të gjithë. Kina në histori asnjeherë nuk është përfshirë në konfliktet ndër vendeve të mëdha në këtë rajon.

Prirja kryesore e botës së sotme është drejt paqes, bashkëpunimit, hapjes, konektivitetit, reformës e inovacionit. Një shtet ose një komb duhet të përparohet në logjikën e përparimit të historisë, të zhvillohet në trendin e zhvillimit të kohës. E vëmë re me kënaqësi që Ballkani Perëndimor po realizon hap-pas-hapi stabilitetin, me rrymën krysore fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin për përfitimet e përbashkët. Shpresojmë që rajoni të ecë vazhmisht drejt begatisë. Nisma ‘Një Brez Nje Rrugë’, e cila përmbahet parimit ‘Konsultim i përbashkët, ndërtim i përbashkët, ndarje e përbashkët të përfitimit’, është nisma transparante që fokusohet në bashkëpunimin ekonomik. Bashkëpunimi pragmatik mes kinës dhe Ballkanit Perendimor nën kornizës ‘Një Brez Nje Rrugë’, ndihmon zvoglimin e diferencës midis anëtarëve të BE-së, zhvillimin e saj të ekuilibruar dhe procesin e integrimit evropian. Ne jemi të gatshme që përmes bashkëpunimit miqësor, të realizojmë zhvillimin e përbashkët, të japim kontributë stabilitetit afatgjatë, zhvillimit dhe begatisë së rajonit.

6. Situata në Gadishullin Korean vazhdon të jetë një nga shqetësimet më të mëdha në botë. Çfarë mund të thoni mbi qëndrimin e Kinës dhe cilat janë pritshmëritë e vendit tuaj për të ardhmen?

Pala kineze me qëndrimin e saj konsekuent është për shtypjen e procesit të zgjidhjes politike të çështjes së Gadishullit Korean nga të gjithë palët përmes dialogut e konsultimeve, duke zgjidhur shqetësimet e palëve në mënyrë të ekuilibruar. Me prirje për dialog dhe lehtësim në Gadishullin Korean, e cila është përfituar me vështirësi, procesi i zgjidhjes politike është duke u përballuar me mundësinë historike. Me rrethanat aktuale, shpresojmë që DPRK-ja dhe SHBA-ja të ushqejnë progresin pozitiv të arritur kohët e fundit, të mbeten të durueshëm, të dërgojnë vullnetin e mirëfilltë njër-tjetrit dhe të takohen me njëri-tjetrin në gjysmë të rrugës, të vazhdojnë të angazhohen për zgjidhjen e shqetësimeve të njëri-tjetrit përmes dialogut dhe negociatave dhe për të çuar përpara denuklearizimin e Gadishullit Korean.

7. Shkëlqesia juaj, Kina ka bërë përparime impresionuese në uljen e varfërisë gjatë viteve të fundit. Cilat janë pritshmëritë për të ardhmen e vendit ‘shtëpi’ e 1,4 miliardë banorëve, motoja e të cilit është ‘të mos lëmë asnjë mbrapa’ për shfarosjen e varfërisë?

Kina si vendi më i madh në zhvillim në botë, ka realizuar arritje të shumta në luftën kundër varfërisë, të cilët janë njohur nga të gjitha. Me përpjekjet e vështira për 40 vjet, jetesa e popullit ka vajtur nga mungesa dhe varfëria në bollëk dhe mirëqenie, 700 million njerëz kanë dalë nga varfëria sipas standardeve të OKB-së. Kjo shifër i zë 70% të popullatës së dalë nga varfëria ndër botë në të njejtë periudhë. Veçantërisht që gjatë 5 viteve të kaluara, Kina ka realizuar arritjen më të mirë në historinë e njerëzimit në luftën kundër varfërisë, duke reduktuar popullatën e varfërisë prej 68 millionësh, dhe ulur përqindjen e incidencës së varfërisë nga 10.2% në 3.1%, gjë e cila do të thotë në Kinë 1 njeri kapërcen linjës së varfërisë në çdo 2 sekonda. Qëllimi ynë është dalja totale nga varfëria në vitin 2020, duke mos lënë asnjë njeri mbrapa, për të realizuar fitoren e plotë në luftën kundër varfërisë. Qeveria kineze dhe ajo shqiptare po përballohen me misionin historik për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies. Ne jemi të gatshme të ndajmë eksperiencën tona, të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin pragmatik, për t’u sjellë përfitimet dy popujve tanë me frytet konkrete.

Suggest To a Friend:   
Print