Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Mblidhet në Ningbo Komisioni i Përbashkët ndërqeveritar Ekonomik e Tregtar, Kinë-Shqipëri
2018/06/07

Më 6 qershor u mbajt në Ningbo mbledhja e 9-të e Komisionit të Përbashkët ndërqeveritar të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar Kinë-Shqipëri. Fu Ziying, kryetari i palës kineze i këtij komisoni, përfaqësuesi i bisedimeve të tregtisë ndërkombëtare dhe zv-ministri i Tregitsë së Kinës dhe Albana Shkurta kryetare e palës shqiptare të këtij komisoni dhe zv.ministre e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë drejtuan bashkërisht këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje u diskutuan thellësisht çështjet kryesore mbi tregtinë, investimet, bashkëpunimi në sektorin e turizmit etj., për të zbatuar në mënyrë të gjithanshme mendimet e përbashkëta të arrritura nga liderët e të dy vendeve. Komisioni i Përbashkët ndërqeveritar Ekonomik e Tregtar, Kinë-Shqipëri u formua në vitin 1989 dhe është një një organizëm i rëndësishëm i shkëmbimeve për bashkëpunimin ekonomik e tretar midis dy palëve.

Në prill të vitit 2017, ish-anëtari i Byrosë Politike të KQ-së të PK të Kinës dhe ish-zv.kryeministri kinez Zhang Gaoli bëri me ftesë një vizitë në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, ai dhe kryeministri shqiptar Edi Rama përcaktuan bashkërisht shkallën e këtij komisioni në rang ministrash dhe si rrjedhim, platforma e bashkëpunimit dhe e shkëmbimeve ekonomike e tregtare midis dy palëve ka arritur në një nivel të ri. Që nga janari 2014, kur u mbajt në Tiranë mbledhja e 8-të e Komisionit të Përbashkët ndërqeveritar Ekonomik e Tregtar mes dy vendeve, duke u favorizuar nga propozimi i nismës "Një brez, një rrugë" dhe nga zhvillimi i mbarë i Bashkëpunimit "16+1", vizitat reciprke të niveleve të larta të dy palëve kanë qenë të shpeshta dhe kanë nxitur zhvillimin e mbarë të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare midis Kinës dhe Shqipërisë. Vëllimi tregtar dypalësh është rritur në mënyrë të qëndrueshme; Kina ka qenë dhe mbetet partnerja kryesore tregtare e Shqipërisë; vlera e investimeve nga ndërmarrjet kineze në Shqipëri është rritur mbi 10 herë. Kina është bërë një nga vendet e burimit të fondeve për Shqipërinë; ndërmarrjet kineze kanë blerë me sukses disa objekte të rëndësishme si Aeroporti Ndërkombëtar shqiptar, Kompaninë e naftës "Bankers Petroleum". Me këto rezultate të suksesshme të bashkëpunimit, janë parashtruar kërkesat më të larta për përsosjen dhe forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy palëve.

Mbledhja e 9-të e Komisionit të Përbashkët të bashkëpunimit ekonomik e tregtar Kinë-Shqipëri është bërë një shans i rëndësishme për konsolidimin e rezultateve të bashkëpunimit dhe për zgjerimin e potencialit të bashkëpunimit. Aktualisht, të dyja palët po nxisin aktivisht lidhjen e thellë të ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë" me industritë kryesore të ekonomisë së Shqipërisë. Nëpërmjet kësaj mbledhjeje, do të nxitet bashkëpunimi konkret në fushat e rëndësishme përfshi industrinë e përpunimit, të produkteve bujqësore, bashkëpunimi në sektorin e turizmit etj. Në të njëjtën kohë, do të punohet për realizimin e bashkëpunimit të ri në sektorin e infrastrukturës për të konsoliduar pandërprerë marrëdhëniet ekonomike e tregtare midis dy vendeve dhe për të realizuar interesat dhe përfitimet reciproke. Në këtë mbledhje morën pjesë zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Albana Shkurta, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Dorina Çinari, zv-ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural znj. Ermira Gjeçi, ambasadori shqiptar në Kinë, z.Selim Belortaja, drejtorja e Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit Ekonomik pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, znj. Majlinda Hafizi, përfaqësues nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe përfaqësues nga Shoqata e Përbashkët tregtare Shqipëri-Kinë etj.

Suggest To a Friend:   
Print