Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Kina dhe Shqipëria kanë marrë rezultatet pozitive në kuadër të Bashkëpunimit 16+1
2018/07/09

Më datat 6 e 7 korrik, Takimi i 7-të të Udhëheqësve të Kinës dhe të Vendeve të Europës Qendrore e Lindore u zhvillua në Sofje, Bullgari. Gjatë këtij takimi, me praninë kolektive të udhëheqësve të Kinës dhe të Vendeve EQL-së, SH.T.Z. Zhang Haizhou, Ambasador Kinez në Bullgari si përfaqësuesi i palës kineze, dhe Z. Etjen Xhafaj, Zv/Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, koordinator kombëtar i Shqipërisë për Bashkëpunimin 16+1 nënshkruan Planin e Veprimit Ndërmjet Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Së Republikës Popullore të Kinës dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë në Fushën e Shëndetësisë për Periudhën 2018-2020. Të dy palët do të zhvillojnë bashkëpunimet me interesa të ndërsjellta në fushat prioritare të studimit të sistemit shëndetësor, ekzaminimit mjekësor në zonën malore, parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve kronike dhe sëmundjeve ngjitëse, mjekësisë rehabilituese, mjekësisë tradicionale kineze e të tjera, nëpërmjet shkëmbimit të personelit, shkëmbimit të ekspertëve dhe grupeve studimore, pjesëmarrjes në takimet ndërkombëtare profesionale dhe shkencore të organizuara në vendin e palës tjetër, organizimit të përbashkët të takimeve profesionale dhe shkencore etj.

Udhëzuesi i Sofjes për Bashkëpunimin midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, i publikuar pas takimit, tregon se do të mbahet në Tiranë Forumi i 4-të të Kryebashkiakëve të Kryeqyteteve të Vendeve 16+1 në vitin 2019.

Suggest To a Friend:   
Print