Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasada e Kinës në Shqipëri kremtoi 91-vjetorin e themelimit të ushtrisë
2018/08/06

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë organizoi një pritje me rastin e 91-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlimitare Popullore të Kinës. Në këtë pritje ishin të pranishëm ambasadorja Jiang Yu dhe anëtarët e trupit diplomatik kinez në Shqipëri.

Në fjalimin e tij, atasheu ushtarak i Kinës Liu Xingjiang vuri në dukje se ushtria kineze përpiqet të ndërtojë një sistem të forcës ushtarake moderne me karakteristika kineze, me qëllim që kjo forcë të jetë e fuqishme, paqësore dhe bashkëpunuese. Ai shtoi se kjo forcë do të jetë gjithnjë e më e aftë për të përballuar kërcënimet e shumëllojshme dhe të kryejë misionet e ndryshme ushtarake.

"Pavarësisht se sa e fuqishme do të jetë ushtria kineze, Kina do të vazhdojë t'i përmbahet aktivisht strategjisë së mbrojtjes kombëtare, nuk do të tentojë për hegjemoni, as nuk do të kërcënojë sigurinë e vendeve të tjetra. Ndërkohë, Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me ushtritë e vendeve të ndryshme të botës duke dhënë një kontribut edhe më të lartë për ruajtjen e zhvillimit të përbashkët dhe realizimin e një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit," tha atasheu ushtarak Liu Xingjiang.

Në këtë pritje ishin të pranishëm gjithashtu drejtorët për marrëdhëniet ndërkombëtare të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, ish-komandanti i Forcës Ajrore Gjeneral Brigade Astrit Jaupi, Zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, funksionarë shqiptarë, deputetë dhe personalitete të tjera shqiptare, diplomatë e atashe ushtarakë të akredituar në Shqipëri si dhe shtetas kinezë që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Duke përcjellë dëshirën që marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë dhe dy ushtrive të konsolidohen dhe zhvillohen më tej, të pranishmit vlerësuan arritjet e shumta të Kinës në reformën dhe ndërtimin e forcës mbrojtëse, duke vlerësuar lart pjesëmarrjen aktive të ushtrisë kineze në misionet paqeruajtëse dhe misionet shoqëruese për anijet në ujëra të largëta. Sipas tyre, Kina ka dhënë një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Në pritje u transmetua gjithashtu një film me metrazh të shkurtër me titull "Ushtria e Kinës së Sotme" si dhe u shfaq një ekspozitë informuese me foto mbi reformën dhe zhvillimin e ushtrisë kineze.

Suggest To a Friend:   
Print