Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Orkestra Kineze e Flautit të Bambusë në Bregdetin e Adriatikut
2018/08/23

Më datë 21 gusht, me hënën e ndritshme, erën e detit, zërin e flautit, Orkestra e Flautit të Bambusë së Kinës, e kryesuar nga Prof. Zhang Weiliang, mjeshtër i njohur i muzikës kombëtare kineze, interpretues i flautit, kanë luajtur tingujt melodioz të lindjes buzë detit Adriatik. Mbi 400 të pranishëm kanë marrë pjesë në koncertin “Tingujt e Natyrës nga Flauti”, duke përfshirë Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, SH.S.Znj. Jiang Yu, Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë dhe ish-kryeministrin Bashkim Fino, Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Z. Vangjush Dako, Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Z. Isa Sakja, drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Albin Gega, Kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqipëri-Kinë, Z. Iljaz Spahiu, Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, Z. Spartak Nano, përfaqësuesit e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, pedagogët dhe studentët e Universitetit të Durrësit, personalitetet miqësore të qarqeve të ndryshme, përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri dhe turistë nga Polonia, Çekia, Slovakia, Finlanda, Norvegjia, Hungaria etj.

Ministri Klosi vlerësoi lart koncertin e orkestrës së njohur kineze të flautit. Ai tha se artistët treguan aftësitë e tyre të shkëlqyera dhe plotësuan bukurinë e brigjeve të Adriatikut, duke shtuar se mirëpret që gjithnjë e më shumë grupe artistike nga Kina të japin shfaqje në Shqipëri, në këtë mënyrë mund të nxitet njohja e popullit shqiptar për kulturën kineze, si dhe tërheqja e më shumë turistëve kinezë në Shqipëri.

Ambasadorja Znj. Jiang Yu u shpreh se, vitet e fundit, shkëmbimet njerëzore dhe kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë kanë lulëzuar, komunikimet mes dy popujve tanë janë më të ngushta përmes kulturës. Instrumentet tradicionale kineze janë të pasura me historinë dhe akumulimin kulturore prej mijëra vitesh. Ambasadorja Jiang shprehu shpresën se, nëpërmjet muzikës së thjeshtë dhe antike të bambusë, dëgjuesit e vendeve të ndryshme do të gëzohen me kulturën poetike romantike të Kinës, të afrohen me qytetërimin e pasur dhe të lashtë të Kinës. Ajo tha se muzikantët kinezë kanë dëshirë të krijojnë vepra të reja të mrekullueshme përmes mësimit të ndërsjelltë dhe kombinimit me kulturat e ndryshme.

Orkestra e Flautit të Bambusë së Kinës, me instrumentet tradicionale kineze si flaut, Xiao, Erhu, shakuhachi etj, ka luajtur pjesë muzikore si Ribashkimi i Gëzueshëm, Kënga e thjeshtë e Henan-it, Frazat e Bambu-së, Vetmia, Yangko, Tre Pamjet e Ishullit të Thesarit dhe Kënga e Yangguan-it, e cila është muzikë vokale e ripunuar nga muzika e lashtë. Orkestra e Flautit të Bambusë së Kinës e ka ripunuar muzikën e lashtë lindore me rregullat ndërkombëtare, madje ka kombinuar në mënyrë kreative disa pjesë muzikore me instrumenta perëndimor si pianoja. Me pikturat e bukura në ekranin LED, u paraqit një botë muzikore lindore me karakteristikat e largëta, antike, poetike dhe njëkohësisht moderne, kreative e të gjera. Performanca e shkëlqyeshme e muzikantëve kinezë ka fituar duartrokitjet e vazhdueshme të dëgjuesve. Ishte hera e parë për dëgjues të shumtë të shijonin muzikën tradicionale kineze, të ndjenin nga afër bukurinë e veçantë të muzikës lindore. Ata e kanë vlerësuar koncertin si festë e paharrueshme muzike. Veç kësaj, Orkestra ka luajtur veçanërisht një muzikë popullore shqiptare, Si Dukat, e cila ka befasuar të gjitha dëgjuesit e kënaqur shqiptarë.

Kjo veprimtari u shfaq në disa medie shqiptare, përfshi televizionin "News 24" që e transmetoi live, gazeta Panorama etj.

       

Suggest To a Friend:   
Print