Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
U inaugurua Pavilioni Kinez 'Shanshui' në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës
2018/09/07

Më datë 5 shtator, u inaugurua në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës pavilioni ‘Shanshui’ katërkëndor i stilit kinez si një dhuratë nga kompania China Zhenjiang International Economic-technical Cooperation Corporation Limited (CZICC) për Bashkinë e Tiranës. Ambasadorja SH.S.Znj. Jinag Yu, Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj dhe Shefi i projekteve të Zonës së Europës Qendrore dhe Lindore të kompanisë CZICC Z. Wang Yizhong kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

       

Parku i Liqenit Artificial të Tiranës ndodhet midis malit dhe ujit, me pamje të bukur dhe mjedis të këndshëm duke u bërë një zonë e rëndësishme për vizita dhe argëtim nga qytetarët e turistët. Pavilioni ‘Shanshui’ i dhuruar nga pala kineze ka edhe bukurinë edhe prakticitetin duke i shtuar parkut elementin kinez.

Duke qenë rrëzë malit (në kinezisht shan) dhe buzë liqenit (në kinezisht shui), ky pavilion është quajtur Pavilioni Shanshui dhe në mënyrë simbolike përfaqëson vendin e shqiponjave dhe qytetin e ujit, Zhenjiang. Ky pavilion shpreh elegancën arkitekturale të kopshteve klasike të jugut të Kinës dhe bukurinë magjepse të pikturave të peizazhit në Kinë. Njëkohësisht ky pavilion përshtatet me një shprehje të vjetër kineze “Malet dhe detet nuk mund të distancojnë njerëzit me aspirata të përbashkëta”, duke nënkuptuar se miqësia kino-shqiptare ka kapërcyer male dhe dete, është sprovuar në histori dhe po bëhet më e bukur dhe e qëndrueshme.

Suggest To a Friend:   
Print