Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Mbjellim bashkë pemët e lulëzuara, vazhdojmë miqësinë e qyteteve të binjakëzuara
2018/09/07

Më datë 5 shtator 2018 u zhvillua ceremonia e dhurimit dhe mbjelljes së Platycladus orientalis, e cila është pema e qytetit të Pekinit, në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Nënkryetarja e Komitetit te Përhershëm të Asamblesë Popullore të qytetit të Pekinit Znj. Yan Aoshuang dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj mbollën së bashku këto pemë, të cilët janë simboli i miqësisë së dy qyteteve në epokën e re, për të festuar 10-vjetorin e binjakëzimit të dy qyteteve. Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, SH.S.Znj. Jiang Yu dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Z. Aldrin Dalipi ishin të pranishëm në ceremoni.

Nënkryetarja Znj. Yan u shpreh se dhurimi i pemëve nga Pekini për Tiranën po tregon miqësinë e popullit të Pekinit ndaj popullit të Tiranës duke nënkuptuar që miqësia e dy qyteteve lulëzon në çdo stinë dhe është plot vitalitet. Që nga binjakëzimi i dy qyteteve në vitin 2008, shkëmbimet miqësore kanë qenë më të ngushta ditë pas dite dhe përmbajtja e bashkëpunimit është pasuruar vazhdimisht. Pekini është i gatshëm që, me këtë rast, të forcojë më tej lidhjet dhe të thellojë bashkëpunimet praktike në fusha të ndryshme, me qëllim që të marrim më shumë fryte nga pema e miqësisë së dy qyteteve, dhe për të nxitur zhvillimet e mëtejshme të marrëdhënieve kino-shqiptare.

Kryetari Z. Veliaj u shpreh se, vizita e delegacionit të Pekinit dhe dhurimi i pemëve me rastin e 10-vjetorit të binjakëzimit të dy kryeqyteteve po tregon miqësinë e thellë midis dy popujve të dy qyteteve. Këto pemët i ka shtuar Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës një bukuri të mrekullueshme. Tirana është e gatshme, me koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me Pekinin, të sigurojë mirëmbajtjen e Forumit të 4-të të Kryebashkiakëve të Kinës dhe të vendeve evropiane qendrore dhe lindore në vitin 2019, si dhe të korrë më shumë fryte të re nga shkëmbimi dhe bashkëpunimi midis dy qyteteve në fusha të ndryshme, për të mirën e popujve të dy palëve.

Me ftesën e Bashkisë së Tiranës, delegacioni i Bashkisë së Pekinit, i kryesuar nga Nenkryetarja Znj. Yan Aoshuang, ka bërë një vizitë në Shqipërinë gjatë datave 4-6 shtator 2018, dhe ka zhvilluar takime me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj dhe Krytarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Z. Aldrin Dalipi. Të dyja palët kanë shkëmbyer mendimet mbi thellimin e komunikimeve dhe bashkëpunimeve në fushën ekonomiko-tregtare dhe kulturore nën kuadrin e iniciativës Një brez, Një rrugë dhe të Bashkëpunimit 16+1, dhe mbi përgatitjet e Forumit të 4-të të Kryetarëve të Kryeqyteteve të Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) në vitin 2019. Gjithashtu të dyja palët kanë komunikuar duke studiuar në mënyrë të ndërsjelltë mbi fushën e ligjvënies.

Suggest To a Friend:   
Print