Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasada kineze thirri mbledhje për sigurinë e kompanive kineze në Shqipëri
2018/10/04

Ambasada e Kinës në shqipëri thirri ditët e fundit një mbledhje të përbashkët për garantimin e sigurisë së ndërmarrjeve kineze, ku morën pjesë zyrtarë përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjitikës, të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve, të Drejtorisë së Migracionit e të Drejtorisë së Bashkëpunimit të Punëve Policore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, këshilltari politik i ambasadës kineze Bai Yunbin, këshilltari ekonomiko-tregtar i ambasadës Lian Gang si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve kryesore kineze në Shqipëri.

Këshilltari Lian Gang i njohu të pranishmit me investimet kineze në Shqipëri dhe gjithashtu për gjendjen e sigurisë të ndërmarrjeve kineze. Ai tha se pala kineze i ka kushtuar rëndësi të madhe garantimit të sigurisë të ndërmarrjeve kineze në vendet e tjera dhe u kërkon të gjitha ndërmarrjeve kineze të rrisin ndërgjegjësimin e sigurisë si dhe aftësinë e parandalimit të çdo lloj rreziku. Ai shpreson se pala shqiptare do t'u ofrojë ndërmarrjeve kineze në Shqipëri garanci thelbësore për sigurinë dhe të sigurojë personat dhe pasuritë e ndërmarrjeve kineze. Ambasada e Kinës do të përsosë më tej mekanizmin e përbashkët me sektorët qeveritarë përkatës shqiptarë dhe me ndërmarrjet kineze, do të përcaktojë ndërlidhjen e veçantë për të siguruar trajtimin në kohë të incidenteve të papritura, do të thërrasë në mënyrë të rregullt mbledhjen e përbashkët të palëve dhe do të zhvillojë patrullimin për garantimin e sigurisë, në mënyrë që të zhduken rreziqet e fshehura dhe të krijohet një mjedis i besueshëm i prodhimit dhe i biznesit për ndërmarrjet kineze.

Përfaqësuesit e palës shqiptare paraqitën mendimet dhe propozimet e tyre kundrejt garantimit të sigurisë nga këndvështrimet e tyre përkatëse. Ata u shprehën se do të jenë të gatshëm të ruajnë shkëmbimet dhe komunikimin e ngushtë me ambasadën kineze dhe ndërmarrjet kineze, që të forcojnë më tej garantimin e sigurisë të ndërmarrjeve kineze. Përfaqësuesit e ndërmarrjeve kineze shkëmbyen mendimet dhe sugjerimet e tyre me palën shqiptare për forcimin e sigurisë nga ana e tyre.

Në fjalimin e tij, këshilltari politik Bai Yunbin u prezantoi të pranishmëve sukseset e arritura nga Kina gjatë pesë vjetëve për ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" si dhe rrethanat përkatëse të ndërtimit të përbashkët, nga Kina dhe Europa, të nismës "Një brez, një rrugë". Ai tha se shumë vende e konsiderojnë nismën "Një brez, një rrugë" një shans dhe një platfomë shumë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit me palën kineze. Qeveria shqiptare nënshkroi vitin e kaluar me qeverinë kineze memorandumin e mirëkuptimit mbi nxitjen e përbashkët të ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë", gjë që shënon përfshirjen zyrtare të palës shqiptare në radhët e ndërtimit të përbashkët të kësaj nisme dhe ka inkurajuar gjithnjë e më shumë ndërmarrje kineze të investojnë në Shqipëri dhe të gërmojnë bashkërisht potencialin e bashkëpunimit midis dy vedeve në fusha si infrastruktura, energjia, bujqësia dhe turizmi. Përsosja e mekanizimit të përbashkët të garantimit të sigurisë nga ambasada kineze me sektorët qeveritarë përkatës shqiptarë dhe me ndërmarrjet kineze, ka rëndësi të madhe për funksionimin e sigurtë të këtyre ndërmarrjeve dhe do të jetë në ndihmë të përmirësimit të mjedisit të biznesit në Shqipëri dhe të tërheqjes së sa më shumë investimeve të huaja. "Ambasada e Kinës do të jetë e gatshme të ruajë bashkëpunimin e ngushtë me të pranishmit, që të çojmë bashkërisht përpara bashkëpunimin pragmatik midis Kinës dhe Shqipërisë," shtoi këshilltari politik Bai.

Suggest To a Friend:   
Print