Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Yu Yizhou fiton titullin "Miss Globe 2018" në Tiranë
2018/10/25

Të dielën, u zhvillua në Tiranë finalja e konkursit të 45-të të bukurisë "Miss Globe 2018". Mes të tjerëve, në këtë veprimtari ishin të pranishëm edhe presidenti shqiptar z.Ilir Meta dhe ambasadorja e Kinës në Shqipëri znj.Jiang Yu.

Pas konkurrimit të fortë midis vajzave nga dhjetra vende të botës, pjesëmarrësja nga Kina, Yu Yizhou fitoi kurorën e "Miss Globe 2018". Kjo është hera e parë në historinë e këtij konkursi që një kineze rrëmben kurorën e bukurisë.

Konkursi "Miss Globe" ka një histori mbi 40 vjeçare dhe është një nga konkurset e bukurisë më me prestigj dhe ndikim në botë, i cili gëzon mbështetjen dhe miratimin e mbi 60 vendeve të botës.

Në finalen e së dielës, pjesëmarrëset u veshën me rroba banje, veshje të modës, veshje mbrëmjeje dhe veshje tradicionale duke u shfaqur të pranishmëve bukurinë e tyre. Në emër të ambasadës, ambasadorja Jiang Yu i shprehu bukuroshes nga Kina urime për fitoren në këtë veprimtari.

Suggest To a Friend:   
Print