Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Tiranë, ambasada kineze organizon mbrëmje për studentët që studiojnë në Kinë
2018/10/29

Më 25 tetor, ambasada kineze në Tiranë organizoi një mbrëmje për studentët shqiptarë që kanë studiuar dhe studiojnë në Kinë. Në këtë mbrëmje ishin të ftuar studentë të vjetër dhe të rinj shqiptarë, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano, kryetari i Shoqatës Kulturore Alb-China Iliaz Spahiu, mësues dhe studentë të Institutit Konfuci pranë Universitetit të Tiranës, studentë kinezë që studiojnë në Shqipëri, etj.

    

Pjesëmarrësit u mblodhën së bashku për të shprehur ndjenjat e tyre dhe për të shtuar miqësinë e re. Në këtë event ishin të pranishëm ambasadorja e Kinës znj. Jiang Yu, këshilltari politik Bai Yunbin dhe punonjës së tjerë të ambasadës kineze.

Ambasadorja Jiang dhe këshilltari Bai mbajtën nga një fjalim, ku u shprehën se shkëmbimet arsimore dhe kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë kanë një histori të gjatë. Që nga vitet '60 dhe '70 e deri tani, shumë studentë shqiptarë që kanë studiuar në Kinë kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për miqësinë mes dy vendeve.

Vitet e fundit, me zhvillimin e gjithanshëm dhe të shpejtë të marrëdhënieve Kinë-Shqipëri, shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis universiteteve të dy vendeve janë bërë më të ngushta. Numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Kinë është shtuar nga viti në vit. Ata shprehën shpresën se studentët shqiptarë që studiojnë në Kinë do të vazhdojnë të zhvillojnë epërsinë e tyre të njohjes dhe kuptimit të Kinës, për të nxitur bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme, për të forcuar lidhjen mes dy popujve dhe për të nxitur gjallërinë e re të vazhdueshme të miqësisë midis Kinës dhe Shqipërisë në epokën e re.

     

Nga ana e tij, z.Nano u shpreh se miqësia me Kinën është një konsensus i përbashkët i qarqeve të ndryshme të Shqipërisë. Me zhvillimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit konkret midis dy vendeve në fusha të ndryshme, është forcuar pandërprerë miqësia dypalëshe. Në veçanti, shtoi ai, pjesëmarrja e studentëve të rinj shpiptarë që studiojnë në Kinë, i ka shtuar energji të re miqësisë midis dy vendeve. Studentët e vjetër dhe të rinj që kanë studiuar në Kinë, përkujtuan kohën e mirë që kanë kaluar në Kinë dhe u shprehën se do të vazhdojnë t'i kushtojnë vëmendje zhvillimit të Kinës dhe të japin kontributin e tyre për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.

Suggest To a Friend:   
Print