Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Qendra e Novacionit e Shkencës dhe Teknologjisë Bujqësore Kinë-Shqipëri hap kursin e perimtarisë
2018/11/06

Të hënën u hap në Universitetin Bujqësor të Tiranës kursi i trajnimit i kopshtarisë dhe i perimtarisë Kinë-Shqipëri. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu, këshilltari ekonomiko-tregtar i ambasadës kineze Lian Gang, koordinatorja e Programit "100 Fshatrat" Elva Magariti, zv.rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Remzi Keco, profesorët e Fakultetit të Kopshtarisë dhe të Perimtarisë të Universitetit Bujqësor të Kinës Shen Huolin e Gao Lihong etj. Në këtë kurs do të marrin pjesë mbi 30 studentë nga zona e qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ambasadorja Jiang Yu u shpreh se Universiteti Bujqësor i Kinës është lider ndër shkollat e larta të bujqësisë në Kinë, ndërsa Universiteti Bujqësor i Tiranës është shkolla e lartë bujqësore me kapacitetet më të mëdha në Shqipëri. Në korrikun e sivjetshëm, të dy palët krijuan Qendrën e Novacionit të Shkencës dhe Teknologjisë Bujqësore Kinë-Shqipëri. Kjo shënon se bashkëpunimi bujqësor ndërmjet të dy vendeve ka hedhur një hap të madh dhe është një veprim konkret i palës kineze lidhur me Programin "100 Fshatrat" të qeverisë shqiptare. Me këtë kurs jo vetëm do të shkëmbehen teknikat bujqësore dhe përvojat e zhvillimit, por edhe do të diskutohet mbi bashkëpunimin bujqësor të lidhur me epërsitë e secilës palë dhe do të nxitet zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit konkret mes të dy vendeve.

Ambasadorja Jiang u shpreh gjithashtu se bujqësia është një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit konkret midis Kinës e Shqipërisë. Në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe mekanizmit të "Bashkëpunimit 16+1", bashkëpunimi bujqësor midis Kinës e Shqipërisë po zhvillohet më tej. Kina po zhvillon strategjinë e promovimit të fshatrave dhe mendon se problemet e bujqësisë, të fshatrave e të banorëve të tyre janë një problem i lidhur me jetën e të gjithë popullit. Shqipëria ka kushte të mirë për zhvillimin bujqësor. "Programi i zhvillimit të gjithanshëm të fshatit" dhe Programi "100 Fshatrat" tregojnë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë. Kina dhe Shqipëria kanë potencial të madh në fushën e bashkëpunimit bujqësor, theksoi ambasadorja Jiang.

Profesori Shen Huolin u shpreh nga ana e tij se miqësia midis Kinës e Shqipërisë është si farë në zemrat e të dy popujve dhe do të rritet me ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë". Pas Reformës dhe Hapjes, perimtaria në Kinë është zhvilluar me shpejtësi. Me mbështetjen e teknologjisë dhe të politikave bujqësore, u realizua kalimi nga "Të hash atë që ke" në "Të hash atë që dëshiron". "Ne kemi sjellë lëndë si 'Kultivimi i perimeve' etj. Besojmë se teknologjia e përparuar dhe përvoja e pasur e palës kineze, së bashku me mjedisin e mirë bimor në Shqipëri, do të nxitin zhvillimin e mirë të sektorit të perimeve", u shpreh prof. Shen Huolin.

Përfaqësuesit e palës shqiptare u shprehën se qeveria shqiptare i kushton rëndësi zhvillimit të bujqësisë dhe shpreson se nëpërmjet programit "100 Fshatrat" do të arrijë rezultate konkrete. Ky kurs është një projekt i rëndësishëm i ndihmës nga nisma "Një brez, një rrugë" për bashkëpunimin bujqësor midis Kinës e Shqipërisë. Ai i ofron stafit teknik shqiptar një rast të mirë dhe do të krijojë një bazë të mirë për rritjen e prodhimtarisë së perimeve. Ata shprehën shpresën se specialistët kinezë do ta ndihmojnë palën shqiptare në shfrytëzimin e potencialeve bujqësore, në përgatitjen e talenteve dhe në nxitjen e bashkëpunimit në fusha të tjera.

Kursantët u shprehën nga ana e tyre se shkëmbimet me specialistë nga një vend i madh bujqësor si Kina janë një përvojë e bukur. Ata do të shfrytëzojnë njohuri të marrë nga kurs në praktikë bujqësore dhe të japin kontributë të madhe për zhvillimin e ekonomisë bujqësore të Shqipërisë.

Suggest To a Friend:   
Print