Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja e Kinës merr pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit "Klik Ekspo Group"
2018/11/23

Më 21 nëntor, ambasadorja e Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu ishte e pranishme në edicionin e 25-të të Panairit "Klik Ekspo Group" dhe vizitoi disa pavijone. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato ishte gjithashtu e pranishme në ceremoninë e hapjes dhe mbajti një fjalim.

       

Panair i organizuar nga "Klik Ekspo Group" është ngjarje e përvitshme që mbahet çdo nëntor në Tiranë, i cilësuar si panairi ndërkombëtar i përmasës më të madhe dhe më me ndikim në rajonin e Balkanit Perëndimor.

Ambasadorja Jiang u shpreh se ky panair ka krijuar një platformë shkëmbimi dhe bashkëpunimi për ndërmarrjet nga vende të ndryshme, të cilat kanë mundësinë të krijojnë marrëdhënie dhe të thellojnë bashkëpunimin.

Kina, shtoi ajo, nxit kompanitë kineze të vijnë në Shqipëri për pjesëmarrje dhe i mirëpret kompanitë shqiptare të shkojnë në Kinë, që produktet cilësore e karakteristike shqiptare të hyjnë në tregun kinez, në mënyrë që tregtia dypalëshe të realizojë zhvillimin e ekuilibruar.

Ambasadorja kineze vizitoi gjithashtu edhe pavijone të kompanive kineze. Ajo theksoi se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar Kinë-Shqipëri ka patur zhvillim të shpejtë. Kina është ndër vendet kryesore që investojnë në Shqipëri dhe partnere e rëndësishëm tregtare e Shqipërisë. Produktet kineze, me cilësi të mirë dhe çmim të arsyeshëm përputhen me kërkesën e tregut shqiptar.

Znj. Jiang shprehu shpresën se ndërmarrjet do të shfrytëzojnë rastin e Panairit "Klik Ekspo Group" dhe platforma të tjera të ngjashme, të eksplorojnë tregun shqiptar, të gjejnë partnerë dhe shanse bashkëpunimi, për të krijuar një bazë për bashkëpunim afatgjatë.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe këshilltari ekonomik e tregtar i ambasadës së Kinës, Lian Gang.

Suggest To a Friend:   
Print