Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Fjalimi i Ambasadorit të Kinës Z. Zhou Ding në Hapjen e Ekspozitës Artistike "Përtej Kujtimeve" me rastin e 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë
2019/11/20

I nderuar Shkëlqesia Juaj Kryeministër Rama, të nderuar Zonja dhe Zotërinj,

Mirëmbrëma! Është një nder i madh të marr pjesë në hapjen e ekspozitës artistike “Përtej Kujtimeve” me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë. Së pari, dua të falënderoj Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) të Kryeministrisë. Faleminderit që na dhatë mundësinë për të vlerësuar këto vepra arti të shkëlqyera nga Kina dhe Shqipëria, në këtë pallat arti kaq të rëndësishëm. COD është një qendër ku përcohet mesazhi i hapjes dhe transparencës, dhe ku inkurajohet vazhdimisht komunikim e dialog, duke sjellë vazhdimisht ide dhe frymëzim të ri për qytetarët shqiptarë, gjë që vlen të respektohet.

Pas 12 ditësh, më datën 23 të këtij muaji, ne do të kemi ditën memoriale të 70-vjetorit të Marrëdhënieve Kino-Shqiptare. Shqipëria është një nga 10 vendet e para që vendosën marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1949. Gjatë këtyre 70 viteve, marrëdhëniet midis dy vendeve tona kanë përjetuar prova të ndryshimeve të situatës ndërkombëtare. Lidhjet ndërmjet dy palëve kanë qëndruar gjithmonë të forta; miqësia mes dy popujve tanë është trashëguar brez pas brezi. Sot, bazuar në miqësinë tonë tradicionale dhe parimin e barazisë dhe përfitimit të ndërsjelltë, bashkëpunimi në fusha të ndryshme mes dy vendeve tona po thellohet vazhdimisht. Sivjet, Ambasada Kineze, bashkë me miqtë shqiptarë, kanë organizuar një sërë eventesh kremtuese, të cilat e bëjnë miqësinë tonë më të thellë, lidhjen e ndjenjave mes popujve tanë më të fortë. Ekspozita e sotme do të jetë kulmi i ri i serisë eventesh.

Kina duartroket çdo progres që bën Shqipëria dhe është gjithmonë gatshme t’i ofrojë asaj ndihmë të mundshme. Ndjenja e tillë është gjithmonë e ndërsjelltë. Ashtu siç tregohet në 16 pullat e shfaqura këtu sot, me tematikë Kinën dhe publikuar nga Posta Shqiptare në kohëra të ndryshme historike, ne kurrë nuk do të harrojmë një vend mik 10 mijë milje larg nga Kina me sytë gjithmonë nga Kina, duke shënuar rrugën e Kinës në mënyrë të sinqertë. Këto pulla të vogla përqëndrojnë ndjenjat e thella mes dy popujve tanë. Protagonist tjetër i kësaj ekspozite është veprat e artit tradicional nga Kina, shumë prej të cilave kanë tematikë miqësinë kino-shqiptare. Artistë popullorë dhe studentë nga Kina i dërgojnë përshëndetjet e tyre dashamirëse popullit shqiptar nëpërmjet pikturave, prerjeve të letrës etj.. Të gjitha këto tregojnë atraktivitetin e fortë të kulturës dhe artit, që mund të na lidhë përtej kohërave dhe hapësirave. Jam i bindur që lidhja e qëndrueshme dhe e thellë e miqësisë mes nesh nuk do të thyhet kurrë nga askush, asnjë forcë.

Kultura dhe arti pasqyrojnë shpirtin e një kombi dhe populli. Të dyja, Kina dhe Shqipëria janë vendet që e dashurojnë kulturën e artin, dhe shkëmbimet kulturo-artistike mes nesh janë gjithmonë aktive. Ne ndajmë vlerat e përbashkëta të hapjes dhe gjithëpërfshirjes. Ne zhvillohemi pasi jemi të hapur, ne lulëzohemi pasi jemi gjithëpërfshirës. Njëkohësisht, bazuar në histori dhe traditë, ne çmojmë veçantërisht kulturën kombëtare, pavarësinë, dinjitetin e kombit.

Shumë punime të shfaqura sot pasqyrojnë gjithashtu respektin ndaj jetës dhe dashurinë ndaj natyrës. Sipas meje, këto punime përçojnë vërtet filozofinë tradicionale kineze, që është ndjekja e harmonisë ndërmjet njeriut dhe natyrës, ndërmjet njeriut dhe shoqërisë, dhe brenda vetes sonë. Në këtë botë të ndërlikuar me zhvillim të shpejtë, arti, kultura dhe filozofia tradicionale meritojnë më shumë respekte, sepse japin mençuri për zemrat dhe forca për të ecur përpara, sepse na frymëzojnë të forcojmë mësimin e ndërsjelltë mes qytetërimeve të ndryshme, për Një Komunitet me Një të Ardhme të Përbashkëta të Njerëzimit.

Edhe njëherë, faleminderit Kryeministër. Faleminderit COD dhe gjithë të pranishmëve për ardhjen. Ju uroj një mbrëmje të këndshme.

Suggest To a Friend:   
Print