Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou Ding dorëzon ndihmën humanitare të Kryqit të Kuq Kinez për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
2019/12/09

Më 9 dhjetor, ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding u takua me presidentin e Kryqit të Kuq Shqiptar Ylli Alushi, duke i dorëzuar ndihmën urgjente humanitare prej 100 mijë dollarësh amerikane nga Kryqi i Kuq Kinez, për ta mbështetur punën e ndihmës dhe rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Ambasadori Zhou u shpreh se ky tërmet shkaktoi viktima të shumta e humbje të mëdha ekonomike. Qeveria dhe populli kinez i kanë kushtuar vëmendje të madhe gjendjes pas fatkeqësisë dhe qëndrojnë së bashku me popullin shqiptar. Tërmeti është i pamëshirshëm, por njerëzit kanë solidaritet, tha përfaqësuesi diplomatik i Kinës. Ambasada kineze, ndërmarrjet kineze dhe studentët kinezë në Shqipëri u kanë ofruar në kohën më të parë ndihmë dhe mbështetje në mënyra të ndryshme të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Dhurimi humanitar nga Kryqi i Kuq Kinez shfaq përsëri miqësinë e popullit kinez ndaj popullit shqiptar.Pala kineze dëshiron të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë dhe organizatat shoqërore shqiptare, për të ndarë përvojën në paralajmërimin e tërmeteve dhe reagimin pas katastrofës, si edhe dëshiron të kontribuojë nëpërmjet kanaleve të ndryshme për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit.

Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar Ylli Alushi u shpreh se, në çdo fatkeqësi që ka goditur vendin, populli kinez është ndodhur pranë popullit shqiptar. Ndihma e Kryqit të Kuqi Kinez dhe mbështetja e palës kineze pasqyrojnë plotësisht shpirtin humanitar të popullit kinez dhe miqësinë e thellë ndërmjet popujve të të dy vendeve. Pala shqiptare shpreh mirënjohjen dhe respektin e vet të thellë për këtë. "Organizimi i ndihmës deri te përfituesi konkret do të jetë pjesë e një procesi trasparent," theksoi presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar.

Suggest To a Friend:   
Print