Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez Zhou Ding dhuron materiale për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri
2019/12/06

Më 6 dhjetor, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding bëri një vizitë në Farkë, ku pati takim me kryetarin e kësaj njësie administrative Adrian Tufa, zv.ministrin e Arsimit të Shqipërisë dhe deputetin e Farkës Redi Shtino, etj. Ai u dhuroi banorëve vendorë shtretër të palosshëm dhe batanije në emër të ambasadës kineze.

  

Ambasadori Zhou u shpreh që qeveria dhe populli kinez i kushtojnë vëmendje gjendjes në zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping pati një telefonatë me presidentin shqiptar Ilir Meta. Në këtë telefonatë kreu i shtetit kinez i shprehu homologut të vet Meta dhe mbarë popullit shqiptar ngushëllime për viktimat, si dhe bindjen që populli shqiptar do të kalojë vështirësitë e do të rindërtojë sa më parë vatrat e veta. Përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri u shpreh më tej se Kryqi i Kuq Kinez vendosi t'i japë një ndihmë urgjente humanitare Shqipërisë, ndërsa kompanitë kineze në Shqipëri kanë ofruar fonde e materiale për njerëzit e prekur nga fatkeqësia. Këto, sipas z. Zhou, tregojnë miqësinë e thellë të popullit kinez për popullin shqiptar. Ai shprehu shpresën se materialet e dhëna nga ambasada e Kinës në Shqipëri do të ndihmojnë njerëzit e prekur nga fatkeqësia të përballojnë vështirësitë dhe të vazhdojnë jetën të mbushur me shpresë. "Mbi bazën e miqësisë tradicionale ndërmjet të dy vendeve, dëshirojmë të bashkëpunojmë me sektorët përkatës të palës shqiptare dhe të ofrojmë përkrahje e ndihmë për rindërtimin e Shqipërisë pas fatkeqësisë," u shpreh ambasadori kinez.

  

Nga ana e tyre, kryetari i Njësisë Administrative të Farkës Adrian Tufa dhe zv.ministri i Arsimit Redi Shtino u shprehën se vajtja e ambasadorit Zhou Ding në zonën e prekur nga fatkeqësia për të dhënë materiale ndihme, solli ngrohtësinë e miqve kinezë në motin e ftohtë, duke treguar miqësinë e fortë tradicionale midis Kinës e Shqipërisë. Ata shprehën falënderim për këtë, si edhe besimin se, me ndihmën e palës kineze, punët pas fatkeqësisë në zonën e Farkës do të zhvillohen me sukses dhe do të rindërtohen sa më parë shtëpitë e reja për njerëzit e prekur nga fatkeqësia.

  

Suggest To a Friend:   
Print