Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori ZHOU Ding takon anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptare
2020/02/27

Më 21 shkurt, ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding pati një drekë pune me anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Të dy palët shkëmbyen thellësisht mendime mbi marrëdhëniet kino-shqiptare, epideminë e koronavirusit në Kinë, punën e rindërtimit pas tërmetit në Shqipëri etj.


Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj, këshilltari i presidentit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare Genc Muça, ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë Arta Dade, ish-ambasadori shqiptar në Kinë Hajdar Muneka dhe shumë diplomatë të vjetër shqiptarë morën pjesë në këtë drekë.

Ambasadori Zhou u shpreh se, nën planifikimin dhe drejtimin e vetë kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, qeveria dhe populli kinez po bashkohen në luftën kundër epidemisë së koronavirusit. Qeveria kineze ka ndërmarrë masat më të gjithanshme dhe më të rrepta për kontrollin dhe parandalimin, duke shfaqur epërsinë e Kinës në mobilizimin e burimeve dhe në sistemin e saj. Këto janë jo vetëm masa të përgjegjshme për shëndetin e qytetarëve kinezë, por edhe një kontribut shumë i madh për ruajtjen e sigurisë së shëndetit global, duke u vlerësuar lart nga OBSh-ja dhe bashkësia ndërkombëtare. Ndikimet e epidemisë ndaj ekonomisë kineze janë të përkohshme, ekonomia kineze ka rezistencë të madhe dhe prirja e përmirësimit afatgjatë të saj nuk do të ndryshojë. Pas ndodhjes së epidemisë, presidenti shqiptar Ilir Meta, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi u dërguan letra ngushëllimi liderëve kinezë, ndërsa kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shkoi në një restorant kinez për të shprehur mbështetjen e tij, duke shfaqur "sinqeritetin e miqësisë në kohë të vështira" me veprime konkrete. Vitin e kaluar, edhe Kina ofroi ndihmë humanitare në kohën më të parë pas tërmetit në Shqipëri dhe do të vazhdojë kontributin për punën e rindërtimit pas tërmetit.

Ambasadori Zhou Ding u shpreh në vijim se Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi tradicionale. Në 70 vjetët pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të dy vendet kanë vazhduar përkrahjen e ndihmën ndaj njëri-tjetrit. Sot, Kina është bërë ekonomia e dytë e botës, duke dhënë 30 % të kontributit për rritjen ekonomike botërore, kontributi më i madh global. Populli kinez nuk i harron miqtë e vjetër, dhe i kushton gjithmonë vëmendje të madhe dhe përkrah zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë. Ambasada kineze dëshiron që të bëjë përpjekje të përbashkëta me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë dhe qarqet e ndryshme të Shqipërisë për ta thelluar njohjen e ndërsjellë mes dy popujve, për të trashëguar miqësinë kino-shqiptare, për të forcuar në mënyrë të pandërprerë besimin reciprok dhe për të çliruar potencialet e bashkëpunimit ekonomik, duke i ngritur marrëdhëniet mes dy vendeve në një nivel të ri në epokën e re.

Anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë i shprehën ngushëllime dhe përkrahje palës kineze për epideminë e koronavirusit. Ata vlerësuan lart masat e forta të qeverisë kineze dhe u shprehën se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është mik i Kinës, që mbështet me vendosmëri parimin e “Një Kine” dhe forcimin e bashkëpunimit praktik në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë" dhe të mekanizmit "17 + 1". Ata do të vazhdojnë sugjerimet dhe do t'u bëjnë thirrje qeverisë shqiptare dhe qarqeve të ndryshme shqiptare që t’i zhvillojnë marrëdhëniet me Kinën me qëndrim më pozitiv, duke sjellë gjallëri të re në miqësinë tradicionale mes dy vendeve.

Suggest To a Friend:   
Print