Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori i Kinës jep intervistën lidhur me COVID-19 për Euronews Albania
2020/03/24

Më 19 mars, Ambasadori i Kinës Zhou Ding dha intervistën për Euronews Albania përmes video-së, duke prezantuar eksperiencat kineze në kontrollin e suksesshëm të epidemisë, bashkëpunimin midis Kinës dhe komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë etj.. Intervista u publikua në emisionin kryesor të Euronews Albania, Ilva Now. Më poshtë është përmbajtja e plotë:

 

1. -- Z. Ambasador, tani rritja e rasteve të reja të COVID-19 brenda Kinës është 0, e cila është lajm i gëzueshëm. Si e përballon vendi juaj këtë pandemi globale? A e konsideron të fituar Kina luftën me coronavirusin?

-- Po, sipas të dhënave të djeshme, numri i rasteve të reja brenda Kinës ishte 0, dhe ky është një moment i rëndësishëm. Me drejtimin dhe planifikimin personal të Presidenti kinez Xi Jinping, me një përgjegjësi të lartë ndaj popullit kinez dhe atyre botërore, duke vendosur gjithmonë në vendin e parë sigurinë e jetës dhe shëndetin e popullit, qeveria kineze ndërmori masat më të gjithanshme, më të rrepta dhe më të plota kundër epidemisë së COVID-19, të cilët kanë treguar efekte të dallueshme. Rritja 0 e rastit të ri tregon se transmetimi komunitar është nën kontroll në mënyrë të plotë. Në 16 spitalet e kabinave të lëvizshme, që ishin instaluar urgjentisht në qytetin Wuhan, të gjithë pacientët janë shëruar dhe tani të gjithë këto spitale janë mbyllur. Kjo s’është një gjë e lehtë për një vend me 1.4 miliard njerëz. Por ndërkohë, ende po përballemi me sfida të mëdha. Kohët e fundit në Kinë ka pasur raste të vazhdueshme të ardhura nga jashtë. Është një sfidë se si mund të frenojmë transmetimin nga jashtë në Kinë. Prandaj s’mund të themi se Kina ka fituar luftën kundër pandemisë. Ne po jetojmë në fshatin global dhe nëqoftëse vendet e tjera nuk kanë fituar këtë luftë, Kina duhet të bashkëpunojë dhe të luftojë së bashku, deri në fitimin përfundimtar. Sigurisht se, përpjekjet dhe sakrificat e Kinës në luftën kundër pandemisë, kanë fituar kohë të vlefshme dhe përvoja të dobishme për vendet nëpër botë që të përgatiten për parandalimin. Siç thekson OBSH-ja herë pas here, me eksperiencat kineze, vendet e tjera nuk kanë nevojë të ‘fillojnë nga zero’ për të luftuar pandeminë.

2. -- Cilat mendoni se janë arsyet pse Kina po arrin ta mposhtë ketë epidemi? A ka një mësim që në vendet e tjera mund ta merrnim nga ju?

-- Kontrolli efektiv në Kinë i kësaj epidemie, tregon plotësisht korrektësinë dhe efikasitetin e masave të palës kineze. Në fillim u vë në pikëpyetje qasja jonë. Disa mendojnë se Kina ka reaguar së tepërmi, dhe disa mendojnë se veprimi i Kinës është i ngadaltë. Faktet tregojnë se, përballë përhapjes së shpejtë të këtij virusi të papritur dhe të panjohur, masat e marra nga pala kineze janë të përshtatshme dhe në kohë. Efekti aktual tregon të gjitha. Qasja jonë është vlerësuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Disa nga eksperiencat kineze janë: i pari, ne shumë shpejt krijojmë mekanizmin e parandalimit dhe të kontrollimit të përbashkët që funksionon efektivisht duke rekrutuar punonjës mjekësorë nga i gjithë vendi për të ndihmuar zonat me shpërthime të rënda. I dyti, ne shumë shpejtë ndërpresim rrugët e transmetimit, duke vendosur masat e rrepta mbi transportin në zonat me situatën e rëndë. Ne mbyllim ambientet e panevojshme të bizneseve, për të pakësuar grumbullime të njerëzve. I treti, për të infektuarit, ne zbulojmë, izolojmë dhe trajtojmë sa më herët. Ndaj pacientëve me simptoma të lehta dhe të rënda, ne marrim masa të ndryshme të karantinës dhe trajtimit. Në zonat me situata të rënda, janë ndërtuar urgjentisht spitale të kabinave të lëvizshme, duke rritur dukshëm shkallën e pranimit dhe kurimit. I katërt, punonjësit shkencorë e mjekësorë, me frymën e shkencës, përmirësojnë vazhdimisht protokollin e diagnozës dhe trajtimit sipas gjendjes aktuale. Në momentin e parë, ne mbaruam sekuencimin e gjeneve të virusit dhe ndamë rezultatin me vendet të botës, zhvilluam kit testues që mund të testojë brenda 15 minutash COVID-19.

Në përgjithësi, unë mendoj se, vendosmëria e vullneti për të mbrojtur shëndetin e popullit, organizimi e mobilizimi efikas i qeverisë kineze, solidariteti e fryma e sakrificës të popullit kinez, janë parakushtet e rëndësishme për përgjigjen efektive të Kinës ndaj epidemisë. Vura re që tani shumë vende kanë marrë masat e ngjashme si Kina. Aktualisht, pandemia ka shpërthyer në shumë vende dhe është përhapur me shumë vatra në botë. Lufta kundër pandemisë fitohet vetëm përmes ndihmës së ndërsjelltë, bashkëpunimit të ngushtë, ndarjes së eksperiencave në kohë, dhe forcimit të multilateralizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar midis vendeve të ndryshme.

3. -- Z. Ambasador, a mendoni se në Kinë do të ketë valë të dytë të epidemisë?

-- Unë nuk mendoj se kjo gjë do të ndodhë. Në këtë luftë kundër epidemisë, ne kemi marrë masat efektive të parandalimit dhe kontrollit, duke akumuluar eksperienca të shumta. Vendosmëria e vullneti i qeverisë kineze për të mbrojtur shëndetin e popullit është i fortë. Kemi besim të konsolidojmë arritjet e luftës përmes punës së vështirë, dhe duke bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar, të frenojmë transmetimin e pandemisë në botë, deri fitimin e plotë të kësaj lufte.

4. -- Mora vesh se ecuria e punës së vaksinës në Kinë po merr zhvillim pozitiv, tani SHBA-ja po e teston e parë të vaksinës. A mund të presim që pala kineze të prodhojë sa më parë vaksinë dhe ilaç efektiv, dhe zgjidhje kineze për pandeminë?

-- Po, pala kineze ka pasur zhvillim pozitiv në ilaç dhe vaksinë për COVID-19. Për sa i përket se kur mund të vihet vaksina në përdorim, kjo pyetje duhet të përgjigjet nga shkencëtarët dhe mjekët. Ne duhet të respektojmë shkencën. Përballë sfidës së përbashkët të njerëzimit, vendet duhet të forcojnë komunikim e bashkëpunim edhe në hulumtimin e vaksinës për COVID-19. Jam i bindur se me përpjekjet e shkencëtarët kinezë dhe të vendeve të ndryshme, puna e vaksinës do të kryhet në kohë më të shkurtër, dhe të mbarojë transmetimin e pandemisë së COVID-19.

5. -- A po i ndiqni zhvillimet në Shqipëri për coronavirusin? Si ju duken masat që janë marrë këtu?

-- Unë gjithmonë ndjek situatën e epidemisë në Shqipëri. Pas shfaqjes së rastit të konfirmuar, qeveria shqiptare ka ndërmarrë masa të forta dhe në kohë, të cilat jam i bindur do të tregojnë efekte pozitive. Shoqëria shqiptare është përgjithësisht e qetë dhe e rregullt, pa shfaqur panik, dhe njerëzit e thjeshtë rritën dukshëm ndërgjegjësinë mbrojtëse, gjë e cila është mbresëlënëse. Faktet tregojnë se, me masat e prera dhe guximshme, epidemia është krejtësisht e parandalueshme, e kontrollueshme dhe e kurueshme. Pandemia do të sjellë ndikime për punën dhe jetesën e njerëzve, por duke u krahasur me jetën e shendetin, të gjithë sakrificat janë të vlefshme.

6. -- Z. Ambasador, a ndjehet i sigurt personeli juaj diplomatik dhe a po beni vetë-izolim?

-- Deri tani ndihem shumë i sigurt. Njesoj si të tjerë, sipas rregullave dhe protokollet e qeverisë kineze dhe asaj shqiptare, unë kam kufizuar aktivitetet jashtë, kam shtuar vetë-mbrojtjen, dhe përpiqem të komunikoj me jashtë përmes telefonatës dhe internetit. Gjithashtu, unë sugjeroj miqve shqiptarë, që duke shfrytëzuar këtë mundësi, të kalojnë më shumë me familjen dhe të bëjnë më shumë stërvitje fizike.

7. -- A keni kontaktuar me autoritetet shqiptare dhe a mendoni se Kina mund ta ndihmonte Shqipërinë nëse kjo do të kishte nevojë? Çfarë ndihme mund të ofronte Kina për Shqipërinë për përballimin e epidemisë së coronavirusit?

-- Unë gjithmonë kam mbajtur komunikim të ngushtë me qeverinë shqiptare. Në ditët më të vështira të epidemisë në Kinë, Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi dërguan letra solidariteti udhëheqësve kinezë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj shkoi në restorant kinez dhe zhvilloi aktivitetin e solidaritetit për luftën kundër pandemisë në bashkëpunim me Ambasadën tonë, të gjithë këto interpretojnë fjalën e urtë shqiptare ‘miku i mirë njihet në ditë të vështirë’. Tashmë, kur Shqipëria kërcënohet nga kjo pandemi, ne do të qëndrojmë patundur pranë popullit shqiptar. Për disa herë kemi dërguar Ministrisë së Shendetësisë, ISHP-së, mediave dhe think-tankëve shqiptarë gjetjet më të fundit të hulumtimit mbi COVID-19, kemi ndarë protokollet më të fundit të paradalimit e kontrollit dhe të trajtimit. Sot paradite, kemi organizuar video-konferencën me pjesëmarrjen e ekspertëve në fusha të ndryshme, mjekët me përvoja të trajtimit në frontin e parë të Kinës dhe të palës shqiptare, për të ndarë eksperiencat e Kinës kundër pandemisë. Unë kam marrë kërkesën e palës shqiptare për ndihmë kineze me materialet mjekësore. Pala kineze po e studion atë dhe besoj se do të ketë rezultate pozitive. Kina dhe Shqipëria gëzojnë miqësinë e thellë tradicionale. Presim që pas kësaj lufte të përbashkët, miqësia midis nesh do të thellohet më tej.

Suggest To a Friend:   
Print