Home > China News
Ambasadorët e 8 vendeve i paraqitën letrat kredenciale presidentit Xi Jinping
2017/07/13

Ambasadorët e 8 vendeve i paraqitën sot në Pekin letrat kredenciale presidentit Xi Jinping. Midis tyre, ambasadori i Shqipërisë Selim Belortaja, i SHBA-së Terry Branstad, i Francës Jean-Maurice Rripert. Letrat kredenciale i paraqitën gjithashtu ambasadorët e Kostarikës, Kirgistanit, Botsvanës dhe Ganës.

Presidenti Xi tha se shpreson se ambasadorët do të luajnë rolin e urës ndërlidhëse me vendet e tye, duke dhënë kontribut pozitiv për marrëdhëniet dypalëshe. Ai theksoi se Kina dëshiron të forcojë besimin reciprok me vendet e ndryshme, për të nxitur bashkëpunimin dhe shënuar përparim të ri në marrëdhëniet dypalëshe.

Ambasadorët e 8 vendeve i përcollën presidentit Xi përshendetje të sinqerta dhe u shprehën se vendet e tyre vlerësojnë marrëdhëniet me Kinën, miqësinë mes popujve dhe shpresojnë të thellojnë bashkëpunimin përmes zhvillimit të përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë". Ambasadorët u shprehën se ndihen krenarë që shërbejnë si ambasadorë në Kinë dhe janë të gatshëm të forcojnë kuptimin e besimin mes popujve, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimet në fusha të ndryshme.

Suggest To a Friend:   
Print