Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Fjalimi i Ambasadorit ZHOU Ding në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, dhe ceremoninë e shfaqjes së dokumentarit të miqësisë Kinë-Shqipëri
2020-09-17 03:04

Të nderuar ministre Margariti, drejtoreshë Elezi, z. Nano, z. Spahiu, miq të dashur, mirëdita.

Është kënaqësi e veçantë që vizitoj sot sërish Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Vizita e kaluar më ka lënë përshtypje të thellë, dhe unë ndiej atëherë admirim për kulturën e thellë dhe të larmishme të filmit shqiptar, dhe për dashurinë e shqiptarëve ndaj trashëgimeve artistike kulturore të vendit. Çdo afishe dhe çdo film në këtë arkiv, tregon historinë e thellë të Shqipërisë, dhe po shfaq bukurinë e dritës dhe hijes. Ajo që është veçanërisht e rrallë është se dokumentaret e çmuara të shkëmbimeve miqësore Kinë-Shqipëri ruhen ende këtu. Arti ka vlerë të përjetëshme, dhe historia gjithmonë meriton respekt.

Për mua, meritojnë respekt përpjekjet e shumta të drejtoreshë Elezit dhe të epikit të saj për ruajtjen e këtyre trashëgimeve kulturore dhe për përmirësimin e kushteve të Arkivit. Vjet dhe sivjet, ambasada kineze i ka dhuruar arkivit pajisjet për kontrollin e lagështisë dhe ka financuar projektin e rinovimit të sistemit të kontrollit të temperaturës, për të zgjatur jetëgjatësinë e këtyre materialeve të çmuara. Ndihem i nderuar dhe krenar që ambasada jonë mund të kontribuojë për ruajtjen e kujtimeve kombëtare dhe të trashëgimeve kulturore të Shqipërisë.

Kina dhe Shqipëria janë vendet që çmojnë historinë, kulturën dhe traditat e veta, ndërkohë, ne i përmbahemi karakteristikave, si të qenët të hapur, tolerant dhe gjithëpërfshirës, karakteristika të cilat duhet të jenë parimi i rëndësishëm i shkëmbimeve midis vendeve dhe midis qytetërimeve në epokën pas pandemisë. Falë miqësisë tradicionale kino-shqiptare dhe përpjekjeve të përbashkëta, shkëmbimi kulturor artistik midis nesh ka qenë gjithmonë shumë aktiv. Viti i kaluar është 70-vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë, ku kanë ardhur shumë grupe artistike kineze në Shqipëri, numri i turistëve kinezë në Shqipëri është rritur me 20%, dhe ky Arkiv ndërtoi bashkëpunimin me Arkivin Kombëtar të Filmit të Kinës. Ne presim që, pas kësaj pandemie, të thellojmë bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës dhe të gjithë institucionet kulturore shqiptare, për të nxitur lulëzimin e kulturave të dy vendeve, si dhe njohjen e ndërsjelltë midis dy popujve tanë. Kam besim që Arkivi i Filmit do të luajë rolin e veçantë në këtë fushë. Rroftë miqësia kino-shqiptare! FLM.

Suggest To a Friend:   
Print