Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Njoftim mbi Aplikimin Online për Certifikatën e Deklaratës së Shëndetit për pasagjerët jo-kinez
2020-11-21 01:15

Në mënyrë që të lehtësohet aplikimi për Certifikatën e Deklaratës së Shëndetit për pasagjerët jo-kinez që do të shkojnë në Kinë, duke filluar prej datës 23 Nëntor 2020, pasagjerët jo-kinez duhet të aplikojnë për Certifikatën e Deklaratës së Shëndetit online në faqen e internetit : https://hrhk.cs.mfa.gov.cn/H5/ , duke dorëzuar informacionin e kërkuar, duke deklaruar gjendjen shëndetësore dhe duke ngarkuar dokumentat që përfshijnë rezultatet e testit Covid 19 PCR & IgM, detajet apo itinerarin e fluturimit etj.

Ambasada Kineze në Shqipëri do të lëshojë Certifikatë të Deklaratës së Shëndetit në formën e Kodit të Deklaratës së Shëndetit me shenjën ‘HDC’ (si tregohet më poshtë) nëpërmjet të njëjtës faqe internet pasi të ketë shqyrtuar dokumentat dhe informacionin e dërguar.

Pasagjerët duhet të paraqesin Kodin jeshil të Deklaratës së Shëndetit në version elektronik ose të printuar brenda vlefshmërisë që lejohet për tu nisur.

Suggest To a Friend:   
Print